Business & Management

Katër alternativa ndaj Dropbox-it për bizneset e vogla

Aug 18 2013
0 Shpërndarje
Katër alternativa ndaj Dropbox-it për bizneset e vogla

dropBoxDropbox ka revolucionarizuar padyshim mënyrën se si ndajmë informacionin. Sigurisht, këtë gjë më shumë se kurrë e kanë kuptuar bizneset e vogla. Hapësira në cloud u ka mundësuar të aksesojnë të dhëna gjatë kohës që gjenden në lëvizje, të punojnë nga çdo vend i botës, të shpërndajnë lehtësisht skedarë të mëdhenj si dhe të reduktojnë kostot e infrastrukturës.

Por, edhe pse Dropbox apo ofrues të tjerë të ngjashëm janë të mjaftueshme për konsumatorin e zakonshëm, shumë shërbime nuk përputhen dhe nuk plotësojnë nevojat e bizneseve të vogla për siguri, bashkëpunim në kohë reale, kosto etj. Më poshtë do t’ju paraqesim disa alternativa ndaj Dropbox-it, të cilat i ofrojnë ato. Ashtu si Dropbox, edhe ato ofrojnë ndërfaqe lehtësisht të përdorshme, 2 GB hapësirë, sinkronizim me drag-and-drop etj.

SpiderOak

Hapësirë e lirë: 2 GB

Çmimi: $100/vit për 100GB, $600/vit për 1TB (100 users për TB)

Njihet për: Siguri

Dropbox është hakuar kohët e fundit dhe shumë njerëz e shohin si një shërbim me risk. SpiderOak është shërbim i enkriptuar duke u bërë perfekti për të ruajtur të dhëna sensitive. Ai përdor një kombinim mes enkriptimeve 2048-bit RSA dhe 256-bit AES. Askush – as punonjësit e SpiderOak – nuk mund të shohin se çfarë keni ruajtur pa pasur fjalëkalimin tuaj. I disponueshëm për Windows, Mac OS X, dhe Linux si dhe për Android dhe iOS.

Google Drive

Hapësirë e lirë: 15 GB

Çmimi: $5/muaj për 100GB, $10/muaj për 200GB, $20/muaj për 400GB, $50/muaj për 1TB, $100/muaj për 2TB, $200/muaj për 4TB, $400/muaj për 8TB, $800/muaj për 16TB

I njohur për: Bashkëpunim

Së pari ju ofrohet pothuajse 7 herë më tepër hapësirë se Dropbox-i. Megjithatë, ajo hapësirë përfshin edhe Gmail-in tuaj dhe Google+. Gjithsesi, në Google Drive mund të blini deri në 16TB hapësirë (kushton 10 000 $). Opsionet e shpërndarjes dhe bashkëpunimit janë ato që vlejnë shumë në Google Drive. Mund të punoni me Google Docs dhe Google Sheets për të krijuar dhe modifikuar dokumente, edhe në të njëjtën kohë me përdorues të tjerë. I dispoueshëm për desktop në Windows dhe Mac OS X si dhe për Android dhe iOS. Sigurisht, mund ta aksesoni nga kudo përmes uebit.

Copy

Hapësirë e lirë: 20 GB

Çmimi: $99/vit për 250GB, $149/vit për 500GB

I njohur për: Hapësirë kujtese e përballueshme në çmim

Ju ofrohet 15GB pa pagesë dhe 5GB të tjera nëse instaloni programin për desktop. Po ashtu mund të fitoni edhe hapësirë shtesë. Sigurisht, edhe në Dropbox mund të fitoni deri në 20GB, megjithatë do t’ju duhet ca kohë. Në Copy keni 250GB për 99 $ në vit dhe 500 GB për 149 $.

BitTorrent Sync

Hapësirë e lirë: jo

Çmimi: nuk ka

I njohur për: Sinkronizim të sigurt

BitTorrent Sync është një shërbim që ofron besueshmërinë e Dropbox-it pa dobësitë e hapësirave në cloud. BitTorrent Sync ju mundëson të lidhni direktori përmes pajisjeve të ndryshme, pa i vendosur ato në cloud. Gjithçka gjatë kalimit është e enkriptuar. (CIO Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>