Siguri

Kaspersky siguron makinat virtuale në VMware

Mar 9 2012
0 Shpërndarje
Kaspersky siguron makinat virtuale në VMware

Kaspersky Lab ka lançuar Security for Virtualization, një shërbim sigurie i dizajnuar për mbrojtje të centralizuar në makina virtuale që operojnë në VMware, deklarojnë nga kjo kompani.

Janë dy qasje që përdoren për mbrojtjen e sistemeve operative dhe aplikacioneve që operojnë në hostet e bazuara në VMware: softuer sigurie me agjent dhe pa agjent.

Duke përdorur qasjen me agjent, për të cilën Kaspersky gjithashtu ofron produkte, softueri i sigurisë instalohet në secilën makinë virtuale, por merr më shumë kohë dhe hapësirë.

Për shembull, një fenomen i quajtur “stuhia AV” mund të ndodh kur softueri antivirus që operon në çdo makinë virtuale në një host fizik dëshiron të përditësoj firmën e fundit të malware-ëve në të njëjtën kohë, që shkakton rënie në performancën e përgjithshme të hostit.

Gjithashtu, duke pasur softuerin në çdo makinë virtuale merr hapësirë dhe memorie, dhe kur makina virtuale aktivizohet nga gjendja e fjetur krijohet një “dritare e mundësive” për hakerët të godasin para se të përditësohet softueri dhe të skanohet makina.

Security for Virtualization i Kaspersky-t përdor qasjen pa agjent, që lë anash vonesat e përmendura më lartë, duke operuar me vetëm një proces dhe përditësuar softuerin antivirus për të mbrojtur të gjitha makinat virutale në një host. Softueri operon në makinën e tij virtuale, dhe automatikisht do të zbuloj, skanoj dhe mbroj çdo makinë tjetër virtuale.

Gjithashtu është centralizuar edhe menaxhimi. Duke përdorur Kasperscy Security Center, IT departamenti mund të menaxhoj mbrojtjen e pajisjeve përfundimtare virtuale dhe fizike, pëfshirë edhe celularët e mençur.

Ky shërbim do të filloj të distribuohet në mesin e muajit prill, ndërsa akoma nuk janë publikuar çmimet eventuale nga kompania.

Për më tepër, Kaspersky po planifikon të zgjeroj portofolin e produkteve edhe në tregun për menaxhimin e pajisjeve mobile, treg për të cilin një produkt pritet të dal në gjatë pjesës së dytë të çerekut të tretë dhe do të filloj të shpërndahet në çerekun e katërt të këtij viti, deklarojnë nga Kaspersky.

Lajmet e fundit>