Siguri

Kaspersky nuk del në bursë

Feb 8 2012
0 Shpërndarje
Kaspersky nuk del në bursë

Themeluesi i Kaspersky Lab, Eugene Kaspersky ka anuluar planet e firmës për të dal në bursë, dhe njëherë ka paralajmëruar se do të blej 20% të aksioneve që ia kishte shitur një investitori privat para një viti.

Anulimi i këtyre planeve sipas Kasperskyt vjen për shkak të pasigurisë se si do të ndikonte dalja në bursë e kompanisë dhe se do të prekte kulturën e pazakontë të kompanisë.

“Është një atmosferë fleksibile. Shumë, shumë inovative. Më pëlqen kështu dhe s’dëshiroj ta ndryshoj. S’keni nevojë ti raportoni askujt, pos vetvetes,” deklaroi për Reuters, Eugene Kaspersky.

Lajmi vjen vetëm një vit pasi kompania me kapital privat General Atlantic kishte paguar më shumë se 200 milionë dollarë për 20% të aksionee të Kaspersky Lab, që atë kohë i kishte dhënë një vlerë prej 1 miliardë dollarë kompanisë.

Eugene Kaspersky akoma mbizotëron më shumë se gjysmën e aksioneve të kompanisë që e kishte themeluar në vitin 1997 në Rusi. Që nga atëherë kompania ka vazhduar të rritet në një gjigant në fushën e softuerëve të sigurisë duke konkurruar kompani si Symantec, McAfee e Trend Micro.

 

Lajmet e fundit>