Siguri

Kaspersky Lab: Më tepër se 70% e e-maileve të dërguar në tremujorin e dytë 2013 janë spam

Aug 10 2013
0 Shpërndarje
Kaspersky Lab: Më tepër se 70% e e-maileve të dërguar në tremujorin e dytë 2013 janë spam

Email-SpamNëse kohëve të fundit keni parë më tepër spam në inbox të e-mailit tuaj, atëherë nuk jeni të vetmit. Një studim i fundit i bërë nga ndërmarrja për siguri, Kaspersky Lab, gjeti që më tepër se 70% e e-maileve të dërguar në tremujorin e dytë të vitit 2013 ishin në fakt spam, një rritje prej më tepër se 4% në krahasim me tremujorin e parë të po këtij viti.

Kjo përpjesë mund të shihet e lartë, por nuk është e padëgjuar; totali i spmëve ishte në fakt me vlerë më lartë në tremujorin e dytë vitit e kaluar, ku 74% e e-mailëve që u dërguan ishin spam. Studimi nuk ceku se çfarë vlerësohej të ishte spam, por Departamenti Amerikan i Drejtësisë spamin e konsideron si “e-mail komercial të dhënë”.

Një rritje në spam nuk ishte gjetja e vetme interesante e studimit të bërë. Ngarkesat me e-mail keqdashës kanë shënuar rënie, por ato janë duke u bërë më të vështira për t’u vërejtur. Ngarkesat (ang. attachments) keqdashëse u gjetën në 2.3 për qind të të gjithë e-maileve në tremujorin e kaluar dhe, derisa ai numër është më i ulët se sa që ishte në tremujorin e parë, taktikat e përdorura nga dërguesit për të përkrahur pranuesit që nuk dyshojnë që të hapin lidhjet keqdashëse duket të jenë më kreative.

Shumë e-maile me ngarkesa keqdashëse ishin dërguar tek e-mail adresat e korporatave dhe shpesh duket se ka pasur dështim në dërgim ose auto-replika. Porosia më tradicionale që iu kërkon pranuesve për ndihmë ose për të dërguar para është më pak e zakonshme, por është duke u zëvendësuar me porosi që mund të duken si më të shpeshta për një ambient të një zyre dhe gjenden më vështirë. (CIO Albanian)

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>