Karriere

Karriera ka marrë fund? Jo, domosdoshmërisht

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Karriera ka marrë fund? Jo, domosdoshmërisht

Për dikë, roli i CIO-së është kulminacioni i karrierës, për të tjerët është vetëm një dalje në anën e bjeshkës. Avancimi në karrierë për dikë është një çështje e mbajtjes dhe mbrojtjes së pozitës. Për dikë tjetër ka të bëjë me kapjen e një oportuniteti dhe tejkalimin e pengesave të mëdha në rrugën e suksesit. Por, në çdo rast, qëndrimi në vend nuk është një opsion

.“Kjo punë nuk është për dikë që është i ngadalshëm në mësim ose në përshtatje”, deklaroi Phil Garland, një partner në praktikën e PricewaterhouseCoopers Advisory, i cili shërben edhe si Lider Këshillues Nacional CIO.Për ata që kërkojnë të arrijnë punët më të larta në IT, rruga përpara kërkon një set të ri shkathtësish dhe mprehtësish biznesi që konkurrojnë me ato të një CEO-je aktual (edhe nëse ulësja e CEO-së nuk është aty ku qëndrojnë aspiratat e CIO-së). Pesë rrugëtimet në karrierë, që aktualisht qëndrojnë para CIO-ve, kërkojnë më shumë se një mjeshtëri në teknologji dhe talent mesatar.

Rrugëtimi i karrierës së CEO-së

Ndërkohë që shumica e CIO-ve synojnë ulësen e CEO-së, ky objektiv po bëhet shumë më i vështirë për t’u arritur.“Chuck Pappalardo, drejtor menaxhues i Trilogy Search Non+Profit, një firmë rekrutuese me seli në San Franscisco Bay Area, deklaroi se ne shumë rrallë i marrim në konsideratë CIO-të për poste udhëheqëse. “Kjo ende nuk është një model progresiv në karrierë ose një trend i përhapur. Mund të ketë, ashtu siç e shoh unë, ende një zbrastësirë në komunikim dhe mirëkuptim mes ekzekutivëve në C-suitë.”Çelësi i marrjes së një ulëseje të lartë është qëndrimi në qendër të veprimit.“Nëse CIO-të kalojnë shumicën e kohës duke u munduar të kuptojnë çfarë po përpiqen kompanitë e tyre t’u komunikojnë konsumatorëve, sikurse edhe dëgjimi i konsumatorëve të kompanisë për të kuptuar se si ky mesazh përputhet me përvojën e konsumatorëve, unë dyshoj se gjatë pesë viteve të ardhshme ne do të shohim më shumë CIO duke marrur rolet e CEO-ve”, deklaroi Pappalardo.Hapat kyçë që duhet të ndërmerrni në rrugëtimin drejt CEO-së janë ripozicionimi i IT-së nga një qendër shpenzuese në qendër profiti; t’i kuptoni dhe njihni operacionet si COO; të jeni në gjendje të definoni saktësisht mënyrat për t’iu përshtatur qëllimeve të kompanisë dhe të jeni komfort në prezantimin ose argumentimin e një rasti biznesi me ekzekutivët e tjerë ose bordin e drejtorëve.

Me fjalë të tjera, “të vallëzoni sipas ritmit dhe shpejtësisë së biznesit”, deklaroi Pappalardo.Por përgatituni të ngjiteni në pozicionin e CEO-së sipas një rrugëtimi indirekt.“Rrugëtimi i duhur do të ishte që të merrni rolin COO duke mësuar mbi shkathtësitë për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe të mbikëqyrni iniciativat përkrahëse të prioriteteve të biznesit”, deklaroi Tom Silver, nënkryetar i North America në Dice.com, një web faqe udhëheqëse në teknologji. “Sidoqoftë, kjo do të konsiderohet si një lëvizje anësore me benefitet e më shumë përvojave të biznesit duke u mundësuar CIO-ve që të përsosin eksperiencat e tyre në teknologji. Është shumë më e lehtë që të kaloni nga pozita e COO sesa nga ajo e CIO-së, mirëpo ekzistojnë edhe rrugëtime të tjera anësore gjithashtu.“Është më se i mundshëm për CIO-të që të kalojnë në udhëheqjen e shitjeve ose në funksione marketingu, të cilat janë rrugëtimet më të shpeshta për në rolin e CEO-së, nëse produkti kryesor i punëdhënësit është duke u shitur në departamentë të teknologjisë.”

Rrugëtimet e ndara

Jo të gjithë mendojnë se të qenët CEO është maja e karrierës. Pra, për ju që kërkoni diçka tjetër, rruga përpara është plot zgjedhje. Merrni Ilan Levy, si shembull, i cili ishte nënkryetar i Shërbimeve Informative (për shkak se titulli CIO nuk ekzistonte atëherë) në Sony Canada nga 1988 deri 1994. Prej aty ai u bë konsulent menaxhues në Boston Consulting Group për dy vjet, pastaj sipërmarrës dhe tanimë si investor kryesor. Ai thotë se mbi shikimin e rrugëtimit të tij (dhe të të tjerëve), ai sheh katër destionacione të ndara nga rrugëtimi CEO:1. Një rol me shtrirje më të madhe në të njëjtën kompani, një konkurrent ose kompani tjetër në industrinë e njëjtë ose të ngjashme. Për shembull, kjo mund të jetë COO ose drejtues i logjistikës ose shitjes.2. Një rol konsulent në ndonjë firmë për konsulencë teknike ose strategjike.3. Sipërmarrës në një biznes.4.

Ligjërimi në ndonjë universitet.Çelësi kryesor i zgjedhjes së një rrugëtimi ndaj një tjetri qëndron në kuptimin se nuk ekziston vetëm një bjeshkë për t’u ngjitur, por një gamë e gjerë bjeshkësh nga të cilat mund të zgjidhni. Vendosni se cilën majë doni të arrini fillimisht dhe pastaj punoni në këtë drejtim. Sidoqoftë, nëse nuk arrini sukses ose thjesht vendosni që maja e bjeshkës nuk ishte aq e vështirë saqë e kishit imagjinuar, nuk ekziston asgjë që mund t’ju ndalë për të marrë një rrugë tjetër, gjithashtu.“Unë njoh shumë njerëz të cilët ishin të suksesshëm në të gjitha katër rrugëtimet. Dhe gjithashtu njoh edhe disa të cilët provuan disa prej këtyre rrugëve dhe nuk kanë rezultuar mirë”, shtoi ai.Në secilin rast, CIO-të shumë shpesh e gjejnë më të lehtë mënjanimin e stagnimit në karrierë duke lënë punëdhënësit e tanishëm dhe duke kaluar në një kompani tjetër. Por mos e kaloni anijen shumë shpejt; shikoni përreth dhe inventarizoni me kujdes mundësitë tuaja më të mira për avancim.“CIO-të do të dëshironin që të objektivonin kompanitë me të cilat kanë bërë biznes dhe kanë një vizion të qartë se çfarë do të mund të bënin më mirë këto kompani/prodhues”, këshillon Silver.

Nga ndërmjetësuesi në prodhues shirash

Hapi i vetëm që këto rrugëtime karriere kërkojnë është ndryshimi në përceptimin nga CIO si ndërmjetësues problemesh në prodhues shirash. Nëse qëllimi është që të kaloni në CEO, atëherë CIO duhet të ofrojë një regjistrim në profitet prodhuese. Nëse qëllimi është një C-ulëse tjetër në C-suitën ose si konsulent, atëherë CIO duhet të vërtetojë operacionet dhe inovacionet. Nëse qëllimi është që të mësoni, atëherë CIO duhet të vërtetojë se është mjeshtër i detajeve dhe trendeve teknike.Edhe kur të punojnë në ngritjen e vizibilitetit dhe ndryshimit të përceptimit të rolit të IT-së, CIO-të gjithashtu duhet të sigurohen se kanë mbuluar të gjitha bazat.“Pa marrë parasysh se sa elegante mund të jetë strategjia e së ardhmes, CIO-të nuk do të mbijetojnë nëse biznesi është në rrezik për shkak të fondeve lëkundëse të IT-së”, thotë Garland

Lajmet e fundit>