Harduer

Karakteristikat e televizorit Hisense XT880 3D Smart

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Karakteristikat e televizorit Hisense XT880 3D Smart

Kompania Hisense ka lajmëruar televizorin e saj të klasit të lartë 3D Smart. Modeli XT880 karakterizohet nga rezolucioni 2160p Ultra High Definition i cili njihet për cilësi të lartë të fotografisë dhe lëvizje reale dhe natyrale.

Me kombinimin e mikroprocesorit ARM dual core me sistemin më të ri të Android-it Ice Cream Sandwich, versioni elegant XT880 me madhësitë 50”, 58” dhe 65” të televizorit ofron përvojë shumë argëtuese.

Përveç mundësive 3D dhe Smart TV kur është në pyetje shfaqja e filmave 3D, përmbajtjes live stream, ueb shfletimit dhe kërkimit, rrjeteve sociale, lojërave dhe aplikacioneve dhe Wi-Fi, modelin XT880 e karakterizon edhe kamera e cila mund të lëviz, që mbështet njohjen e fytyrës.

Kompania Hisense ende nuk ka bërë të ditur detajet se kur do të dal në treg ky televizor e as ndonjë ide rreth çmimit. (CIO Albanian)

Tags >

tv
Lajmet e fundit>