Aplikacione

Kapet hajduti për vetëm 10 minuta, falë një aplikacioni

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Kapet hajduti për vetëm 10 minuta, falë një aplikacioni

Hajduti i një automjeti ishte kapur vetëm 10 minuta pas vjedhjes pasi pronari i automjetit dhe policia kishin përdorur GPS për të vëzhguar telefonin e tij, i cili kishte qenë në automjet gjatë vjedhjes. Në telefon ishte instaluar aplikacioni Lookout, i cili është anti-virus, backup dhe përdoret për menaxhimin e telefonit. Lookout gjithashtu ka dhe GPS për të vëzhguar telefonin në rast se e humbni ose në rastin kur dikush ju vjedh pajisjen. Mjaftuan vetëm 3 minuta për ta gjetur telefonin dhe 7 minuta për policinë për të arritur në vendin ku ndodhej hajduti.Kjo është një përmbledhje praktike e aplikacionit Lookout, i cili është në dispozicion për Android, Blackberry dhe Windows platformat Mobile. Ekziston një version falas, por edhe versioni premium me pagesë prej 3$ dollarë në muaj.

 

Lajmet e fundit>