Marketing

Kamila promovon Kosovën në 16 shtete të botës

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
Kamila promovon Kosovën në 16 shtete të botës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z.Safet Gërxhaliu sot ka pritur në një takim pune, pronarin e kompanisë Kamila nga Prizreni z.Erdal Shenkardesh me bashkëpunëtorë ku kanë diskutuar rreth aktualiteteve ekonomike në Kosovë si dhe për zhvillimet ekonomike në këtë kompani.

“Është kënaqësi që në Kosovë ekzistojnë investitorë nga Turqia çfarë jeni ju që me kapitalin tuaj përmes investimeve, pervojes suaj, dhe autoritetit tuaj keni krijuar një fabrikë me të cilën keni hapur vende të reja të punës për 120 punëtorë që është një kontribut në stabilitetin social të Kosovës.

Keni produkte kualitative që i eksportoni në Keni, Johanesburg, Dubai, Bahrein, Jemen, Irak, Jordan, Gjermani, Austri, dhe në të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore, është kontributi i juaj më i madh që permes produkteve të fabrikës Kamila nën etiketën Made in Kosova të promovoni vlerat e Kosovës, të inkurajoni investorët e huaj për të ardhur në Kosovë dhe njëherit të kontriboni në përmiresimin e imazhit të saj që është i një rëndesie të veçantë dhe për këtë ju përgëzojmë dhe njëherit ju inkurajojmë që të vazhdoni me këto aktivitete dhe suksese edhe në të ardhmen” përfundoi kreu i OEK-ut, z. Gerxhaliu.

z. Shenkardesh duke falenderuar Gërxhaliun për mikëpritje dhe për përkrahjen nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksoi se në Kosovë e ndien vetën shumë mirë dhe gjithashtu njoftoi se deri më tani ka investuar afër pesë milionë euro, ku ka ndërtuar objektin prej 6.600 metrash katrorë prej të cilave 5000m shërbejnë për prodhim dhe 1.600m janë zyre dhe laboratore për kualitet dhe menaxhim të cilesisë.

Pretendojmë që këtë vit të kemi eksport në vlerë prej 6 milionë euro, dhe njëherit të vazhdojmë me investimet tona në rritjen e kapaciteteve me qëllim që të shtojmë punësimin dhe njëkohësisht të kontribuojmë në përmirësimin e bilancit të pagesave në Kosovë. Njëri prej problemeve me të cilin ballafaqohemi ne në Kamila, është pamundësia e depërtimit në Bosnë dhe Hercegovinë për shkak të problemeve politike pasiqë ata nuk e pranojnë asnjë dokument të Kosovës, tha pronari i Kamilas.

Në anën tjetër, kreu i OEK-ut, premtoi se do të bëjë çmos që përmes dialogut dhe partneritetit të ndikojë në eliminimine këtyre barrierave dhe në veçanti e përgezoi pronarin e kompanisë Kamila për investimet dhe punësimin në Kosovë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>