Harduer

Kamerat e Canonit për BBC

Jan 28 2011
0 Shpërndarje
Kamerat e Canonit për BBC

Canon ka marrë nga BBC-ja konfirmimin për kualitetin e kamerave profesionale, të prezantuara në prill të vitit të kaluar. BBC i kishte futur kamerat XF300 dhe XF305 në listën e HD kamerave të aprovuara për produksion të HD programit të gjithëmbarshëm, i cili emetohet në HD kanalet e BBC-së.Kamerat që prej qershorit janë aprovuar për përdorim në produksionet e pavarura, por tani kjo ka të bëjë edhe me përdorimin në produksionin interno të BBC-së, ndërsa kjo shtëpi televizive ka marrë porosinë e parë me kamera në dhjetor. Canon XF300 dhe XF305 incizojnë përmbajtjen në kartela CompactFlash në format MPEG-2 Full HD dhe ofrojnë një varg opsionesh për konfigurim për incizim. Kanë objektivët HD të Canonit nga linja L, senzor 3CMOS dhe procesorin e lavdëruar të fotografisë DIGIC DV III.

 

Lajmet e fundit>