Siguri

Kalimi i IT-së së qeverisë në cloud po pengohet nga shqetësimet mbi sigurinë

Jan 28 2013
0 Shpërndarje
Kalimi i IT-së së qeverisë në cloud po pengohet nga shqetësimet mbi sigurinë

CloudMes barrierave më të mëdha në adaptimin e teknologjisë cloud në sektorin qeveritar janë shqetësimet lidhur me sigurinë dhe çështjet “përtej-kufijve”.

Këto janë përfundimet e arritura në panelin e konferencës së përvitshme State of the Net technology në SHBA. “Cloud-i i ka të qarta përcaktimet e veta”,- u shpreh Robert Holleyman, president dhe CEO i grupit të softuerëve BSA. “Problemi qëndron në faktin se krijuesit e politikave lidhur me të nuk arrijnë t’i kuptojnë mirë.”

Cloud computing ka qenë një temë tepër e lakuar mes CIO-ve qeveritare dhe stafit të tyre, të paktën në SHBA. Administrata e Obamës ka tentuar disa herë të investojë fuqishëm në iniciativat e reja të transferimit të agjencive qeveritare në cloud. Por, që cloud-i të kuptohet gjerësisht përtej rrathëve të profesionistëve të IT-së, duhet ende kohë.

Elementi kryesor në këtë rast është informimi lidhur me përfitimet që sjell kjo teknologji. Cloud-i ndihmon në situata të ndryshme si qeveritare ashtu edhe shoqërore. Nga ana tjetër, ka një shkallë të lartë të informacionit jo të duhur që qarkullon, lidhur me atë se çfarë është dhe çfarë nuk është cloud-i.

Por, edhe për ato organizata dhe sektorë që arrijnë ta kuptojnë vërtet se çfarë është cloud-i dhe cilat janë avantazhet e tij, ngrihen pyetje të shumta mbi sigurinë e të dhënave.

Për shembull, sektori i shëndetësisë, që disponon informacione sensitive mbi pacientët, është gjithmonë i stepur para adaptimit të kësaj teknologjie. Megjithatë, specialistët e panelit shprehën mendimin se cloud-i është po aq i sigurt ose po aq i pasigurt sa edhe format e tjera të teknologjisë së të dhënave.

Gjithçka varet nga mënyra e implementimit, nëse janë marrë masat e duhura dhe nëse po mirëmbahet dhe po monitorohet në kohë reale i gjithë sistemi. (CIO Albanian)

Tags >

cloudit
Lajmet e fundit>