Harduer

Ju e dashuroni tabletin tuaj

Apr 24 2012
0 Shpërndarje
Ju e dashuroni tabletin tuaj

Tableti juaj është një shok shtëpie. Dhe ju e dashuroni atë më shumë se çfarëdo pajisje tjetër teknologjike në shtëpinë tuaj.

Studimi i ri nga Viacom tregon që tre të katërtat e përdorimit të tabletëve ndodhin në shtëpi, dhe që kjo pajisje më së shumti përdoret kur jeni vetëm. Studimi është realizuar nga një sondazh online me më shumë se 2500 veta nga mosha 8 deri 54, si dhe intervista me përdorues “të dedikuar” në Los Angeles dhe New York, deklarojnë nga Viacom.

Preferenca për të përdorur tabletin në shtëpi tregon pse pronarët e tyre preferojnë vetëm pajisjet Wi-Fi mbi ato me lidhje celulare.

 

E dashuroj tabletin tim

Një gjetje tipike në këtë sondazh të Viacom është që përdoruesit e tabletëve kanë një lidhje emocionale më të madhe me tabletët e tyre se me çfarëdo pajisje tjetër teknologjike.

Më shumë se gjysma e respodentëve deklaruan që tabletët e tyre i bëjnë të ndihen “më të lumtur dhe më të relaksuar,” e 40% e tyre deklaruan që tableti i tyre “sjell më të mirën nga ta.”

Ja se si njëri nga respodentët përmblodhi ndjenjën e tij për tabletin e tij. “iPad është forma ime e argëtimit, relaksimit, kënaqësisë dhe mundësisë për tu informuar. Në një kuptim është hapësira ime personale.”

PC-të dhe celularët e mençur nuk janë po aq të dashur sa tabletët. Gati dy të tretat e respodentëve deklaruan që ata do të zëvendësonin laptopin e tyre para tabletit të tyre, dhe më shumë se tri të katërtat do të zëvendësonin iPhone-in me iPad.

 

Zbulimet tjera që erdhën nga ky studim i Viacom janë:

• 62% e pronarëve të tabletëve i përdorin ato çdo ditë

• Përdoruesit ditor kalojnë afër 2.4 orë në ditë në tabletët e tyre

• 85% e përdorimit të tabletës është për nevoja personale, jo biznesore

• Shumica e “aktiviteteve mediale” në tabletë si zhvillimi i lojërave dhe shikimi i televizionit ndodhin ndërmjet orës 18 dhe 24.

• Tabletët kanë tejkaluar kompjuterët si “pajisja me ekranin dytësor” për të shikuar programe televizive të plota.

 

Si ndjeheni ju për tabletin tuaj? Na tregoni.

 

Lajmet e fundit>