Aplikacione

Joomla zgjeron fushëveprimin

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Joomla zgjeron fushëveprimin

Me lëshimin në përdorim të versionit 1.7, Joomla është ridizajnuar për të përkrahur punët përtej detyrave tipike për menaxhimin e përmbajtjeve ueb (WCM). Administratorët dhe zhvilluesit tani mund të përdorin platformën e Joomla-s si bazë edhe për ueb aplikacionet tjera.

Versioni i ri gjithashtu simbolizon fillimin e një cikli të ri zhvillimi për softuerin me burim të hapur (open-source), softuer i cili lejon përditësime të shpejta dhe përkrahje afatgjatë për ndërmarrjet.

Mark Dexter, koordinator zhvillues në Joomla në lidhje me lëshimin e versionit të ri deklaroi që “Dy qëllime të mëdha janë arritur me lëshimin e versionit 1.7, lëshimi i versionit në kohën e paraparë dhe kompletimi i projektit të platformës.”

Që nga tani versionet e reja të Joomla-s do të lëshohen çdo 6 muaj, në janar dhe në korrik. Çdo i treti lëshim do të jetë i dizajnuar për një lëshim kohë-gjatë (LTS), pra do te jetë i përkrahur për 18 muaj me përditësime sigurie dhe arnime vrimash. Edicioni i ardhshëm, Joomla 1.8, që është i planifikuar për janarin e vitit të ardhshëm, do të jetë një LTS. Versioni aktual, Joomla 1.7, do të përkrahet për vetëm 7 muaj.

Në anën arkitekturale, versioni i ri i Joomla ndan funksionalitetin bërthamor në një komplet librarish që mund të përdoren për lloje tjerash të ueb aplikacioneve. Një komplet librarish PHP që janë bërthamë e Joomla-s që formon bazën e asaj që tani quhet Joomla Platformë.

Së pari e zhvilluar në vitin 2005, Joomla është një nga sistemet menaxhuese të përmbajtjeve në kod të hapur (open-source) më e popullarizuar. Ajo ka patur një penetrim të shpejtë në treg duke u adaptuar nga kompani të ndryshme si Citibank, eBay, General Electric, Ikea, McDonald’s dhe Sony. Që nga viti 2007 softueri është shkarkuar më shumë se 24 milionë herë, ndërsa nga ana e zhvilluesve të ndryshëm janë krijuar më shumë se 8000 shtesa.

Lajmet e fundit>