Siguri

John McAfee arrestohet për vrasje ne Meksikë

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
John McAfee arrestohet për vrasje ne Meksikë

John McAfee ka pasur shumë probleme me ligjin këtë vit. Në maj ai u arrestua pasi policia i gjeti atij lëndë narkotike dhe armë.

Pastaj në nëntor Z. McAfee vrau komshiun e tij, gjë që çoi në kërkime një mujore për të kapur krijuesin e antivirusit me të njëjtin emër.

Pas vrasjes John McAfee ndërtoi një blog ku shprehte pafajësinë e tij dhe e gjithë kjo situatë është një kurth nga policia në Bezile. Dje u bë e ditur se John ishte arrestuar në kufirin midis Meksikës dhe Bezile, por nuk u bënë të ditura detaje të tjera. Ka shumë variante për këtë histori.

Një prej tyre thotë se McAfee dhuroi 100 mijë $ në policinë e San Pedros, por gjatë rrugës dikush vendosi një qese me kokainë brenda.

Duke lexuar këtë variant, hipoteza se e kanë futur në kurth mund të jetë e vërtetë. Nga ana tjetër, kush është ai që e pranon fajin?! (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>