Harduer

Jo thjesht mjet argëtimi: iPad-ët përbëjnë 91 % të gjithë tabletëve që përdorin bizneset

Feb 14 2014
0 Shpërndarje
Jo thjesht mjet argëtimi: iPad-ët përbëjnë 91 % të gjithë tabletëve që përdorin bizneset

ipad-air1 (1)Bizneset kanë filluar t’i shohin iPad-ët si shumë më tepër sesa “thjesht pajisje argëtimi”. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Good Technology, ofrues softueresh mobile për organizatat, rezulton se iPad-i përbën 91.4% të gjithë tabletëve të aktivizuar në tremujorin e katërt të vitit 2013, ndërsa tabletët Android përbëjnë 8.6%.

Mesa duket industria që preferon më tepër iPad-ët është ajo e shërbimeve financiare që sipas Good Technology përbëjnë 46.8% të numrit total të iPad-ëve të aktivizuar në tremujorin në fjalë. Industri të tjera që kanë aktivizuar shumë iPad-ë kanë qenë ato të shërbimeve profesionale dhe të biznesit (13.9%), të prodhimit (9.4%) si dhe sektori qeveritar dhe publik (9%).

Deri tani asnjë prej bizneseve nuk mund të thotë që tabletët iPad ose Android do të zëvendësojnë kompjuterët personalë, por të dhënat tregojnë se bizneset e ndryshme po i konsiderojnë gjithnjë e më tepër këto pajisje mobile. (CIO albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>