Business & Management

Jetëgjatësia e baterisë kompensohet me çmimin

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Jetëgjatësia e baterisë kompensohet me çmimin

MacBook Pro i ri nga Apple, me paraqitjen e vet Retina, ka 23 për qind më tepër jetëgjatësi të baterisë sesa MacBook Pro i zakonshëm prej 15 . Siç duket, Apple e ka zhvendosur kompensimin e kësaj përparësie tek rritja e çmimit.

Computerworld tha gjatë ditës së djeshme se çmimi i zëvendësimit të baterisë madhore, e cila përbën më tepër se një të tretën e pjesëve të brendshme të kompjuterit, kushton 199 dollarë. Kjo paraqet një rritje prej 70 dollarë, ose 54 për qind në krahasim me 129 dollarë sa i shet momentalisht Apple modelet prej 15 inçësh, të cilët nuk e kanë paraqitjen Retina.

Apple filloi të praktikojë përdorimin e baterive të brendandërtuara në notebookët e vet, duke filluar së pari me MacBook Air, pastaj duke sjellë versionin prej 17 inçësh të MacBook Pro.

Kur paraqiti idenë tek konsumatorët në vitin 2009, Apple tregoi që dizajni i integruar rezervonte hapësirë, duke i mundësuar ndërmarrjes që të kishte më tepër bateri në mbyllje, duke siguruar kështu jetëgjatësi më të madhe të baterisë. Ai dizajn rrodhi në tërë linjën dhe nuk paraqet shenja të kthimit prapa tek një pikë ku përdoruesit thjesht mund të blejnë një bateri dhe ta përdorin atë. (CIO Albanian)

Tags >

Applemac
Lajmet e fundit>