Karriere

Jeta e John McAfee do të bëhet film

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Jeta e John McAfee do të bëhet film

Jeta e John McAfee i ngjason vërtet një filmi. Ai u shpërngul në Bezile dhe u akuzua për trafik droge. Më tej ai gjeti fqinjin e vet të vdekur dhe u kërkua për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Më pas u arrestua për tu zbuluar se në fakt nuk ishte ai, por dublanti i vet personal në të njëjtën kohë që ai kishte ikur në Guatemala. Aty mbajti një konferencë për shtyp, dhe u arrestua për hyrjen ilegale aty.

Pësoi infarkt në kohën që ishte në burg dhe tani ai do të kthehet në SHBA. Me sa duket gjithë këtë histori e ka “blerë” Impact Future Media si një skenar Hollivudi për të bërë një film me titull “Running in the background: The True Story of John McAfee”.

Konferenca për shtyp nuk jep shumë detaje rreth këtij formati, si p.sh. kohën e daljes në kinema.

E vetmja pyetje që ngrihet është: Kush do e luajë rolin e John McAfee? (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>