Investim

Jeff Bezos flet për blerjen e gazetës Washington Post

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Jeff Bezos flet për blerjen e gazetës Washington Post

jeff bezosThemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos ka dhënë intervistën e tij të parë që nga blerja e Washington Post për 250 milionë $. Bezos tha se do ta drejtojë gazetën me të njëjtën strategji dhe parime që po drejton edhe Amazon.

“Ne kishim tre ide, që rezultuan në një sukses të vërtetë për Amazon, teksa qëndron edhe sot një lider. E para: Vendos konsumatorin në fillim, E dyta: Krijo dhe e treta: Ji i duruar, ” tha ai.

Nëse zëvendëson një konsumator me lexues, kjo taktikë qasjeje, mund të jetë shumë e suksesshme edhe për Washington Post”, vazhdon ai. Bezos gjithashtu vuri në dukje se nuk do të mund të ishte i pranishëm në vendimet ditore të Washington Post.

Gjithsesi ai tha se do ti udhëzojë nga larg dhe do ti suportojë financiarisht grupin ekzistues të menaxhimit me modele të reja biznesesh. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>