Business & Management

Jeff Bezos bëhet njeriu i dytë më i pasur në planet

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Jeff Bezos bëhet njeriu i dytë më i pasur në planet

Jeff-BezosJeff Bezos kaloi Armancio Ortegan dhe Warren Buffet për tu bërë njeriut i dytë më i pasur i planetit.

53 vjeçari pati një rritje të pasurisë me 1.5 miliard dollar ndërsa kompania e tij Amazon shënoi rritje të paprecedent aksionesh, një ditë pasi bleu distributorin aziatik Souq.com.

Bezos ka një pasuri prej 75.6 miliard dollarësh sipas Bloomberg, 700 milion më shumë sesa Buffet dhe 1.3 miliard më shumë sesa Ortega.

Vetëm gjatë këtij viti pasuria e Bezos u rrit me 10.2 miliard dollar. Kjo rritje është e treta më e larta për këtë vit sipas Bloomberg pas rritjes së pati miliarderi Kinez Wang Wei me 18.4 miliard dollar dhe shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg me 11.4 miliard dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>