Karriere

Java ose Android për punë me Linux

Dec 7 2011
0 Shpërndarje
Java ose Android për punë me Linux

Padyshim që njohuritë për sistemin Linux janë një avantazh për IT personelin në tregun e punës. Mirëpo keni hamendësuar ndonjëherë se çfarë nevojitet për një punë që ka të bëj me sistemin Linux?

Sipas një studimi të bërë duke u përqendruar në shpalljet e vendosura në Tabelën e Punëve në Linux.com ndërmjet datës 1 shtator dhe 30 nëntor, grupi Linux Foundation ka arritur të përmbeldh disa nga faktorët kyç të sistemuar sipas aftësive, llojeve të punës dhe lokacioneve.

Njohuritë që më së shumti kërkohen për punësim në sistemet që punojnë me Linux janë Java dhe Android. Pas  tyre renditen C++, J2EE, dhe MySQL. Pjesa më e madhe e shpalljeve, rreth 53 %, kanë qenë për zhvilluesit e Linux, derisa pjesa tjetër ka qenë për administratorë të sistemeve Linux.

Në bazë të shpërndarjes gjeografike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dominuar në kërkesat për punëtorët që kanë njohuri për Linux. 70% të shpalljeve kanë ardhur nga SHBA. Më pas renditen Australia, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda.

Lajmet e fundit>