Harduer

Java kataklizimike e teknologjisë

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Java kataklizimike e teknologjisë

Ndërtuesi më i madh i kompjuterëve në botë është duke dhënë dorëheqje nga kompjuterët personalë. Makina më e madhe kërkuese planifikon që të shes smartphone.

Lajmet gjatë kësaj jave për Hewlett-Packard dhe Google ishin shumë në modë. HP është duke ndalur WebOS-in dhe dëshiron që ta shes njësinë e vet të PC-ve, duke shpresuar që gjatë të ardhmes të përqëndrohet në softuerë dhe shërbime të bazuara në cloud për ndërmarrje dhe shërbime.

Ndërsa Google bleu Motorola Mobility, duke nxitur spekulimet që shkaku i blerjes 12.5 miliardë dollarëshe (një nga blerjet më të shtrenjta të Google) ishte çmimi i lartë i mbrojtjes së patentës. Motorola Mobility zotëron më shumë se 17,000 patenta wireless, derisa sistemi operativ Android i Google ka qenë cak i çështjeve gjyqësore rreth pronësisë intelektuale. Nëse marrëveshja aprovohet nga regjistruesit, shumë nga dhimbjet e ndërmarrjes Google për patenta do të lehtësohen.

Secila ndërmarje veproi si përgjigjie ndaj kushteve në treg në sektorët e tyre përkatës. Sidoqoftë, këto veprime ishin më tepër vetëmbrojtëse dhe veprimet që bëhen për mbrojtje bartin rrezik sepse nuk janë të ndërtuara në kushte optimale.

Për shembull, me blerjen e Motorola Mobility dhe barrës së vet për patentat për wireless, Google është futur edhe në bizneset me margjinë të vogël (shitjen e pajisjeve celularë). Wall Street është përdorur– dhe historikisht është njohur- për të kërkuar për prodhime me margjina të larta nga pesha e madhe e vet për reklamim online. Nëse blerja kryhet, margjina e operimit të Google do të zvogëlohet.

Për më tepër, Google do të ndërmarrë një ndërmarrje me një prani të vogël në tregun për smartphone me vetëm 10%. Një ndërmarrje e cila ka 19,000 punëtorë do të rriste forcën punuese të ndërmarjes Google për 60% dhe një ndërmarrje e cila do të garojë kundër ndërtuesve të tjerë të pajisjeve me sistemin Android, si Samsung dhe HTC.

Këto ndërlikime të dukshme dhe probleme të tjera janë të qarta për Wall Street. Shpërndarja e Google (NASDAQ:GOOG) ka rënë për 10% që nga lajmërimi për marrjen e Motorola Mobility dhe kjo ngecje ka marrë një degradim nga Standard & Poor’s.

Ndërsa, shpërndarja e HP-së (NYSE:HPQ) gjatë pasditës së të premtes ka rënë për 20%, më pak se një ditë pasi që HP lëshoi fitimet gjatë çerekut të tretë të vitit dhe sërish pati rënie në pikëpamjen rreth fitimeve gjatë një viti të plotë.

Lajmet për fitimet erdhën disa orë pasi që HP pranoi thashethemet që do të ndalte WebOS, do të provonte që të ndërronte Grupin e vet të Sistemeve Persoanel dhe të blente Autonomy, që është ofruesi britanez i shërbimeve dhe softuerit të bazuar në cloud, për 10.3 miliardë dollarë.

Është e vështirë të shihet se si do të ndodhin këto, pasi që HP do të humbas rreth 30% të përfitimeve të veta, kur do të shuajë grupin e vet të PC-ve, i cili mori 9.6 miliardë dollarë nga shitjet gjatë çerekut të tretë.

Lëvizjet e HP-së dhe Google gjatë kësaj jave kanë kryesua, ato padyshim që kanë ngadalësuar edhe rrjedhën e lajmeve të teknologjisë gjatë kësaj jave./cio.al

Lajmet e fundit>