Technology

Jack Ma: Pas 30 vitesh CEO do të jenë robotët

Apr 24 2017
0 Shpërndarje
“Në 30 vitet e ardhshme shqetësimi i botës nuk do të jetë vetëm lumturia, sepse kemi më shumë probleme sesa imagjinonim,” tha Ma. Jack Ma: Pas 30 vitesh CEO do të jenë robotët

Shefi i Alibaba Jack Ma u shpreh ditën e Hëne se shoqëria jonë së shpejti do të shohë dekada dhimbje si rezultat i çrregullimeve që pritet të shkaktojë interneti dhe teknologjitë e reja në ekonomi.

Gjatë një fjalimi në Chine Entrepreneur Club, miliarderi tha se qeveritë e vendeve duhet të implementojnë një reformë në edukim e cila adreson marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe makinerive.

“Në 30 vitet e ardhshme shqetësimi i botës nuk do të jetë vetëm lumturia, sepse kemi më shumë probleme sesa imagjinonim,” tha Ma.

Kompania e Ma ka investuar së shumti vitet e fundit në informatikën cloud dhe inteligjencën artificiale për tu zgjeruar përtej biznesit online të tregtisë.

15 vite më parë ai fliste për impaktin që do të kishte tregtia online, por shumë pak njerëz i besuan. Miliarderi thoshtese çdo biznes i cili nuk pranonte integrimin në internet do të vuante në të ardhmen.

Ai foli gjithashtu edhe për inteligjencën artificiale e cila sipas tij do të përdoret për të përpunuar sasi të mëdha të dhënash të cilat truri njerëzor nuk mund ta bëjë.

“Në 30 vitet e ardhshme CEO-ja më i mirë sipas Times do të jetë një robot,” vijoi ai. /CIO Albanian

Tags >

Jack Ma
Lajmet e fundit>