Menaxhim Projektesh

Ja si të shmangni falimentimin e një sipërmarrjeje inovative (startup)

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Ja si të shmangni falimentimin e një sipërmarrjeje inovative (startup)

startupNë përgjithësi mendohet se një ide origjinale mund të garantojë suksesin e një sipërmarrjeje inovative (startup), por në fakt nuk ndodh kështu përkundrazi, është vënë re se 3 nga 4 startup-e falimentojnë para se të futen në treg. Duke qenë se edhe në vendin tonë po hapet rruga e zhvillimit të këtyre sipërmarrjeve menduam se do të ishte e vlefshme të jepnim disa këshilla bazuar në mësimet e nxjerra nga falimentimet e mëparshme.

– Nuk duhet të përqendroheni vetëm tek ideja origjinale. Duhet më tepër se thjesht një ide për të pasur sukses. Pasi keni gjetur idenë perfekte është mirë që të punoni për të vënë në zbatim gjithçka që është e nevojshme për t’a realizuar ashtu si duhet.

– Kur bëhet fjalë për suksesin e një startup-i të heqësh dorë nuk duhet të ekzistojë si opsion. Të fillosh një biznes të ri kërkon përkushtim maksimal dhe mbi të gjitha duhet të jeni të përgatitur për çdo vështirësi që shfaqet gjatë rrugës.

– Mos harroni fuqinë e thjeshtësisë. Shumë startup-e gjatë rrugës humbasin përqendrimin dhe e mbingarkojnë produktin e tyre.

– Mos harroni t’i kushtoni rëndësinë e duhur marketingut. Është shumë e rëndësishme që të planifikoni strategjinë e duhur të marketingut sepse në të kundërt do të tërhiqen shumë përdorues.

– Asnjëherë mos anashkaloni kritikat sepse kështu do të shkoni shumë shpejt drejt falimentimit. Kritikat konstruktive të anëtarëve me eksperiencë të startup-it do t’ju ndihmojnë të përmirësoni sa më shumë produktin.

– Ndoshta ju pretendoni që produkti juaj të përdoret nga të gjithë, por kjo nuk është e mundur. Duhet të përqendroni marketingun në atë grup njerëzish që mendoni se do të kenë vërtet interes për produktin që ofroni.

– Tregohuni të kujdesshëm me stafin që do të punësoni. Duhet që partnerët tuaj të kenë po të njëjtin pasion si ju dhe të jenë ambiciozë si dhe të aftë për të përballuar sfidat. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>