Aplikacione

Ja se si të lidhni një kompjuter në llogarinë tuaj Drobpox me aplikacionin për iOS

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të lidhni një kompjuter në llogarinë tuaj Drobpox me aplikacionin për iOS

0624_dropbox-798x310Gjatë të martës Dropbox përditësoi aplikacionin e vet për iOS me mundësinë që të lidhë një kompjuter me një llogari në Dropbox duke përdorur kamerën e iPhone-it. Për ta shtuar një kompjuter në llogarinë tuaj përgjatë aplikacionit mobil, shkoni në Settings dhe shtypni në Link a Computer. Aplikacioni do të ju pyes nëse jeni afër kompjuterit, shtypni Yes, vazhdoni. Ai do të ju kërkojë që nëpërmjet shfletuesit të kompjuterit të shkoni në Dropbox.com/connect ku ai do shfaqë një kod QR me një formë si logoja e Dropbox-it.

Skanoni kodin nga brendia e aplikacionit dhe aplikacioni do t’i tregojë shfletuesit tuaj të kompjuterit që të fillojë shkarkimin e instaluesit të Dropbox-it. Instaloni aplikacionin dhe ai do të konfigurojë veten me llogarinë tuaj. Përditësimi përfshin po ashtu mundësinë për të radhitur listën tuaj të Parapëlqimeve dhe mundësinë që të ruajë lokacionet e fundit kur të bëhet importimi i skedarëve. Si dhe, ai tani mbështet gjuhën daneze, holandeze, suedeze dhe tai. (CIO Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>