Aplikacione

Ja se si të kontrolloni nëse aplikacioni juaj është mjaftueshëm tërheqës për t’ju sjellë para

Feb 12 2014
0 Shpërndarje
Ja se si të kontrolloni nëse aplikacioni juaj është mjaftueshëm tërheqës për t’ju sjellë para

Angry-Birds-786x305Të fitosh para nga aplikacionet mobile nuk është e lehtë. Madje, në shumë raste, duhet të dish disa marifete dhe t’i bësh vetes shumë pyetje për të krijuar një aplikacion që mund të gjenerojë të ardhura. Mënyrat e përfshirjes së reklamave në aplikacion mund të mos jenë gjithmonë frytdhënëse, madje shpeshherë mund të shndërrohen në mjaft bezdisëse për përdoruesit.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shtoni reklama në aplikacionin tuaj. Por, nëse shtoni të tilla, sigurohuni që keni një aplikacion fantastik dhe tërheqës për përdoruesin. Pse? Sepse për ta shkarkuar aplikacionin duhet më tepër mund sesa për ta fshirë. Nëse aplikacioni juaj nuk tregon vlerë për përdoruesin, ai mund ta fshijë shumë shpejt dhe të mos e instalojë më kurrë.

Por, si mund ta kuptosh kur ke dizajnuar një aplikacion që do të sjellë para? Nuk keni si ta dini. Mund të shpresoni, të planifikoni, madje mund të keni edhe strategjinë më të mirë të marketingut, por jo gjithmonë gjërat janë të prera me thikë. Koha e lançimit ka shumë rëndësi si dhe aspekte të tjera.

Eric Reiss, CEO dhe strateg i përmbajtjes në The FatDUX Group, ka përmbledhur 18 pika të rëndësishme që shërbejnë si sinjale për t’ju treguar nëse një aplikacion do të ecë mirë apo jo.

Baza

Koncepti

1. Me apo pa pagesë? Nëse është me pagesë, a ia vlen për çmimin që ka?

2. A është aplikacion i dobishëm për përdoruesin? A ia vlen që ai ta ketë në telefonin e tij?

3. A është lehtësisht i adoptueshëm, i kuptueshëm dhe i lehtë në përdorim?

Gjendjet

4. A është kritik për biznesin (nëse i referohet kësaj kategorie)?

5. A është aq tërheqës sa t’u krijojë varësi përdoruesve?

6. A është ndër ato aplikacione që të tërheq shumë për të mësuar gjithë opsionet që ka?

Komunikimi

Platforma

7. A është aplikacion për të shfaqur punën apo pasionet e tua (si Blogging, Pinterest, Tumblr, LinkedIn, Dribbble etj)?

8. Është aplikacion që shërben si kanal për të tjera?

9. A është aplikacion si rrjetet sociale, për t’u lidhur me njerëzit?

Mjedisi

10. A ka një treg të përcaktuar qartë dhe a kuptohet vetë duke e shfletuar?

11. Ofron mundësi për shumë kanale? Kujtoni Evernote, të cilët janë gjithmonë si online ashtu edhe offline.

12. A mund të arrish gjëra të tjera në brendësi të tij? Shembulli më i mirë janë për shembull lojërat e Disney-t. Në to ka shumë versione apo karaktere që mund të zbulosh duke arritur sa më shumë pikë.

Komercializimi

Fitojnë gjërat që kryhen shpejt

13. Iniciativat janë të rëndësishme, si për shembull, nëse fton miq në Dropbox, përfiton hapësirë falas.

14. Shpërblimet. T’i nxisësh përdoruesit të bëjnë disa veprime për të përfituar pikë, kuponë apo të mira të tjera.

15. Shitjet e tërthorta. Lojërat e përdorin zakonisht këtë metodë. Blini të mira virtuale apo lojëra të tjera premium nga brenda aplikacionit.

Të ardhura të vazhdueshme

16. Abonimet, si aplikacionet e mediave.

17. Kalimet në premium për më tepër veçori.

18. Përshkallëzimi. Për shembull, Esty apo tregje të tjera tarifojnë një shumë të vogël për transaksion por paratë i bëjnë në fakt nga përshkallëzimi. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>