Harduer

Ja se si të blini një kabëll të mirë HDMI

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Ja se si të blini një kabëll të mirë HDMI

hdmiShpeshherë blerja e një kablli HDMIështë problem më vete në botën e pajisjeve teknologjike. Por zgjidhja është shumë herë më e thjeshtë se sa e imagjinojmë ne: çdo kabëll që është mjaftueshëm i gjatë dhe i padëmtuar, funksionon.

Sigurisht që njerëzit që shesin këto lloj kabllosh nuk ua shfaqin kështu çështjen. Sa më tepër të shqetësoheni për blerjen e kabllit të duhur, aq më tepër para do të shpenzoni. HDMI është standardi zyrtar kabllor për audio-video për një arsye kryesore: ai arrin të dërgojë imazhin dhe zërin në mënyrën më cilësore të mundshme përmes një kablli të vetëm.

Por, edhe pse ka versione të ndryshme për HDMI, kablli në vetvete është universal.

Megjithatë, versionet e shumta mund të na bëjnë konfuzë. Për shembull, ndoshta keni dëgjuar se skedarët 3D Blu-ray kërkojnë HDMI 1.1. Nëse 3D Blu-ray player dhe televizori juaj 3D HDTV e suportojnë HDMI 1.4, atëherë ju duhet edhe një kabëll që suporton HDMI 1.4. Në raste të tjera, mos u shqetësoni të blini kabëll HDMI 1.4.

Çdo kabëll HDMI që mund të blini suporton të gjitha versionet standarde. Faktikisht, HDMI Licensing, organizata që kontrollon standardet për HDMI, nuk i lejon kompanitë prodhuese të vendosin numra versionesh në kabllot e tyre.

Dy gjëra që duhet t’ju shqetësojnë janë vetëm çmimi dhe emri i markës. Kabllot HDMI të lira kryejnë të njëjtën punë si ato të shtrenjtat. Mos harroni, në botën analoge, kishte rëndësi cilësia e kabllit, në botën dixhitale jo dhe aq. (CIO Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>