Business & Management

Ja se si mund t’i rrisë shitjet gjatë festave tregtia mobile

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Ja se si mund t’i rrisë shitjet gjatë festave tregtia mobile

Në një sondazh të kohëve të fundit, realizuar nga MarketLive, rezulton se 16% e të pyeturve thonë se po planifikojnë që pothuajse gjithë shopping-un e festave ta bëjnë online përmes tabletëve apo smartfonëve të tyre. Kjo shënon një rritje me 3% nga viti 2011.

Për më tepër, sipas një sondazhi të realizuar nga National Retail Federation, mbi 53% e blerësve që zotërojnë një smartfon dhe rreth 64% e atyre që zotërojnë një tablet, planifikojnë të përdorin pajisjet e tyre për të kërkuar mbi dhuratat e festave apo për t’i blerë ato.

Edhe pse tregtia mobile, aplikacionet mobile dhe kodet QR ekzistojnë prej disa vitesh dhe kanë qenë prezente gjatë disa festave të fundvitit, shumë shitës nuk po i shfrytëzojnë avantazhet e tyre si mjete të rëndësishme marketingu dhe shitjesh. Në fakt, ndodh që ato të përdoren edhe në mënyrë joefektive.

Për t’ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga teknologjia mobile, CIO.com ka pyetur dhjetëra ekspertë shitjesh dhe marketingu për mënyrën se si bizneset mund të përmirësojnë shitjet e tyre gjatë festave duke përdorur pikërisht aplikacionet mobile dhe tregtinë mobile. Më poshtë ju paraqesim nëntë këshillat më të rëndësishme:

1. Sigurohuni që uebfaqja juaj është “mobile friendly” (pra, që keni një version mobile të faqes suaj)

2. Sigurohuni që aplikacioni juaj mobile është cross-platform, në mënyrë që të përshtatet me të gjitha llojet e sistemeve nga ku aksesohet

3. Përdorni kode QR, në mënyrë që duke skanuar një kod QR, klientët të dërgohen në faqen online të produktit, ku ka informacione të detajuara mbi të, si krahasime çmimesh apo me pajisje të tjera, përshtypje, mundësi për blerje të menjëhershme etj.

4. Krijoni një ulje apo oferta të veçanta vetëm për faqen mobile (mobile special)

5. Përdorni geo-targetimin për të kapur sa më shumë klientë

6. Merrni pjesë në aplikacionet e dhuratave në rrjetet sociale

7. Aplikoni “showrooming”, e cila përkufizohet si “metodat që angazhojnë shitësit të përdorin iPhone apo tabletë për të asistuar klientët”.

8. Shpërndani regjistruesit mobile cash, që do të thotë pajisini shitësit me teknologji të tilla që mund të kalojnë një shitje në moment, nga çdo pjesë e dyqanit.

9. Mos e përditësoni aplikacionin tuaj gjatë sezonin të festave, pasi kjo i shpërqendron blerësit. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>