Slider

Ja se si mund të sjellin lojërat inovacion në IT

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Ja se si mund të sjellin lojërat inovacion në IT

it inovationJu kujtohet shprehja e famshme që kemi mësuar të gjithë në leksionet tona të para anglisht: “All work and no play makes Jack a dull boy.” Mesa duket kjo proverbë e vjetër është e vërtetë edhe kur vjen puna tek inovacioni në IT. Nëse njerëzit përqëndrohen vetëm tek puna, duke mënjanuar argëtimin, atëhere fillon ndrydhja e kreativitetit.

Lojërat drejtohen nga vetë njerëzit dhe nuk kanë stresin negativ apo ankthin e rezultateve të pritura. Ka mundësi për improvizim dhe ju japin kënaqësi duke ju çliruar nga aktiviteti i ngarkuar i jetës reale. Shpeshherë mund të duken të padobishme gjatë orëve në zyrë, por çlodhja që ato sjellin në mendjen e njerëzve ndikon pozitivisht në inovacionin dhe kreativitetin e tyre. Punonjësit, jo vetëm që kanë mundësi të çlodhen, por në mënyra të tërthorta ata trajnohen edhe për t’u bërë ballë situatave të papritura që u dalin përpara.

Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë të krijosh një program që përfshin lojërat në kompani. Disa prej tyre organizojnë ndeshje futbolli në tavolinë, volejbolli etj. Por kjo nuk është gjithmonë mënyra më e mirë pasi jo të gjithë punonjësit mund ta ndjejnë veten mirë në këto lloj lojërash.

playing at work Ajo që konsiderohet si një nga mënyrat më të mira është ajo që përdoret nga Google dhe kompani të tjera të mëdha. Ata u japin liri punonjësve të tyre për të zgjedhur vetë aktivitetet e pushimit. Për shembull, punonjësit mund të zgjedhin të lexojnë një roman, të bëjnë një sy gjumë, të programojnë për qejf, të jenë vullnetarë në një program të caktuar, të pikturojnë etj.

Me pak fjalë, jo gjithmonë duhet të jetë domosdoshmërisht një aktivitet fizik sportiv. Zakonisht, kur njerëzit kanë hapësira pushimi që nuk vëzhgohen nga të tjerët si dhe nuk ngacmohen gjatë krijimtarisë së tyre, atëhere mund të lindin ide të mëdha.

Nga ana tjetër, kompanitë duhet të kenë parasysh edhe rreziqet duke i lënë punonjësit të lirë në këtë aspekt. Ato duhet të tregohen të kujdesshme që ata nuk po e shpërdorojnë kohën.

Por nëse lojërat janë kaq të rëndësishme, atëhere pse nuk i zhvillojnë më tepër kompani? Sepse metoda “puno dhe mos luaj” është ngulitur thellë në mendjen e menaxherëve dhe drejtorëve dhe është vështirë të ndryshohet ky koncept. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>