Siguri

Ja se si i reduktoi Twitter-i sulmet përmes email-it nga 110 milionë në ditë në disa mijë

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Ja se si i reduktoi Twitter-i sulmet përmes email-it nga 110 milionë në ditë në disa mijë

TwitterJo shumë kohë më parë, emrin e domeinit të Twitter-it e sulmonin 110 milionë mesazhe në ditë, teksa kriminelët kibernetikë shpërndanin email-e të rreme tek viktimat që kishin shenjëstruar duke u përpjekur t’i bënin ata të hapnin linqe dashakeqëse duke u shtirur si Twitter-i zyrtar. Për të adresuar këtë problem shqetësues, Twitter adoptoi një protokoll të vërtetëimit të mesazheve të quajtur Domain-based Message Authentication, Reporting and Conformance (DMARC). Falë këtij protokolli, Twitter ka vënë re një rënie të ndjeshme të numrit të sulmeve, të cilat kanë arritur në vetëm disa mijë.

DMARC është vendosur në punë rreth dy vjet më parë në bashkëpunim me Google, Microsoft, Facebook dhe PayPal-in e eBay-it, mes shumë e shumë të tjerësh. Synimi ishte të reduktohej në maksimum numri i email-eve që imitonin emrat e domeineve të kompanive të njohura. DMARC funksionon duke kontrolluar se nga ka ardhur email-i e duke bërë krahasimin se nga duhet të vinte nëse do të ishte origjinal. Organizatat që e mbështesin këtë protokoll kanë mundësi të monitorojnë për email-e të rreme dhe t’i bllokojnë ato. Ata kanë mundësi t’i dërgojnë ato edhe në karantinë por Twitter në këtë rast ka zgjedhur bllokimin.

Duke kombinuar “DomainKeys Identified Mail” dhe “Sender Policy Framework” me “Authentication Failure Reporting Format,” DMARC siguron metodën më të mirë për parandalimin e abuzimit përmes email-it, duke mbrojtur në këtë mënyrë markat e kompanive si dhe në përgjithësi industrinë dhe konsumatorin.

Duke qenë se DMARC mbështetet nga emrat të njohur të email-eve si Google, YahooMail, AOL dhe Microsoft, Twitter vlerëson se rreth 90% e përdoruesve të vet në gjithë botën mbulohen nga protokolli mbrojtës. Madje ai ka filluar të suportohet edhe nga disa ofrues kinezë ISP-sh. Synimi kryesor mbetet një adoptim më i madh nga kompanitë evropiane. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>