Aplikacione

Ja se si i parashikon Twitter fituesit e çmimeve Oscar

Jan 18 2013
0 Shpërndarje
Ja se si i parashikon Twitter fituesit e çmimeve Oscar

twitter-oscarsTë gjithë kemi dëshirë të gjejmë se cilët do t’i fitojnë çmimet Oscar muajin e ardhshëm. Nëse e ndieni veten me fat dhe nëse jetoni në Mbretërinë e Bashkuar, keni mundësi të vendosni edhe baste.

Por, si mund t’ju ndihmojë Twitter në këtë aspekt? Sa mund të arrijë rrjeti social të parashikojë fituesit potencialë të vitit?

Uebfaqja është mjaft interesant dhe mund ta aksesoni përmes këtij linku: http://oscars.twitter.com/

Sipas Twitter: “Twitter Oscars® Index mat se sa përdorues i referohen kandidaturave të Academy Awards krahasuar me bisedat e zakonshme në një ditë të caktuar. Për shembull, nëse i kandiduari ka një index prej 80, komentet mbi këtë të kandiduar janë më pozitive se rreth 80% e të gjitha termave të tjera në Twitter.”

Pra, mund të shihni se kur filmi Amour fitoi Best Foreign Language Movie në Golden Globes ditën e diel, referencat për të u rritën në mënyrë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, në grafik, Zero Dark Thirty nuk po mbështetet edhe aq në Twitter.Twitter Oscars

Nëse i referohemi realitetit, ndoshta ka pak mundësi që ata që parashikohen në Twitter të jenë fituesit e vërtetë të një Academy Award, pasi çmimet votohen nga pjesëmarrës të Academy of Motion Picture Arts and Sciences, të cilët janë zakonisht njerëz në moshë.

Por, sipas një studimi nga Los Angeles Times, mosha mesatare e votuesve të çmimeve Oscar është 62, krahasuar kjo me përdoruesin tipik të Twitter-it që është një grua 37-vjeçare.

Megjithatë, është interesante të shihet reagimi i njerëzve lidhur me kandidimet. Për shembull, Life of Pi është një nga filmat për të cilin po flitet më tepër në Twitter. Filmi ka arkëtuar mbi 360 milionë $ në të gjithë botën.

Nga fotoja e mësipërme, mund të dallohen edhe kandidatura të tjera që po shihen pozitivisht në Twitter, si për shembull Jessica Chastain, e cila aktualisht gjendet në krye të listës për Best Actress. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>