Karriere

Ja se si e vendosin në rrezik punonjësit kompaninë tuaj

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Ja se si e vendosin në rrezik punonjësit kompaninë tuaj

secureSipas një studimi të kryer së fundmi nga McAfee, janë punonjësit e IT-së, më tepër se çdo punonjës të tjerë, ata që kanë më tepër shanse ta vendosin në rrezik kompaninë gjatë kohës që janë duke punuar.

Kjo për shkak të përdorimit të softuerëve të paaprovuar apo aplikacioneve të tilla në punë. 83% e punonjësve të IT-së, krahasuar me 81% të punonjësve të tjerë, pranojnë se përdorin zgjidhje teknologjike në punë të cilat nuk janë aprovuar nga departamenti i IT-së.

Në përgjithësi, 35% e softuerit-si-shërbim (software-as-a-service (SaaS)) që përdoren në kompani janë të paaprovuara, rezultoi nga studimi. Microsoft Office 365, Zoho, LinkedIn dhe Facebook janë ndër aplikacionet e paaprovuara të cilat janë ndër më të përdorurat nga punonjësit.

Pavarësisht nga risqet, rreth 40% e punonjësve të IT-së, të cilët u pyetën për sondazhin në fjalë, thanë se i përdorin aplikacionet apo programet e paautorizuara për të tejkaluar proçeset e rregulluara nga kompania për IT-në. Ndërkohë, 18% e punonjësve të IT-së tregojnë se kufizimet janë ato që i limitojnë të bëjnë punën.

Mbi 80% e punonjësve pranojnë se i përdorin SaaS-et e paautorizuara në punët e tyre. Kjo do të thotë se bizneset duhet të tregojnë shumë kujdes dhe të mbrohen, por njëkohësisht edhe të shqyrtojnë mundësitë për të rritur suportin për aplikacionet produktive, që ndihmojnë në rritjen e efiçencës në punë. Studimi i krye me mbi 600 punonjës IT-je dhe marrës vendimesh në kompani me zyra në Amerikën e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Zelandë e Re. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>