Slider

Ja se si e gjetën hajdutin e shtëpisë së Steve Jobs-it aplikacionet e Apple

Aug 18 2012
0 Shpërndarje
Ja se si e gjetën hajdutin e shtëpisë së Steve Jobs-it aplikacionet e Apple

Në fund të fundit, ishte vetë teknologjia Apple ajo që ndihmoi në kapjen e hajdutit të shtëpisë së Jobs-it muajin e kaluar.

Ai kishte hyrë në Palo Alto dhe kishte marrë sende me vlerë prej 60.000$, lajm ky që u bë i ditur vetëm në fillim të kësaj jave. 35 vjeçari Kariem McFarlin kishte vjedhur (midis të tjerash) dy iMac dhe tre iPad.

Kur njëra prej këtyre pajisjeve u lidh me internetin për t’u përditësuar, ai mori fund.

Forcat e policisë lokale dhe pjesëtarët e skuadrës së sigurisë në Apple arritën të gjurmonin McFarlin deri në momentin kur u kap. Ai tregoi se i kishte mbyllur pajisjet në një dollap me çelës së bashku me një portofol të Jobs-it, kartat e kreditit dhe një letër.

Ende nuk dihet se si ka hyrë McFarlin në shtëpinë e Jobs. Sipas policisë, ai nuk e ka ditur se e kujt ishte shtëpia në momentin e vjedhjes ndërkohë që kjo e fundit është bosh prej muajsh për shkak të rikonstruksionit që po pëson. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>