Microsoft

Ja se sa do të jetë paga e CEO-s së ri të Microsoft-it, Satya Nadella, për vitin e tij të parë

Feb 6 2014
0 Shpërndarje
Ja se sa do të jetë paga e CEO-s së ri të Microsoft-it, Satya Nadella, për vitin e tij të parë

Satya NadellaSatya Nadella do të marrë një rrogë vjetore prej 1.2 milionë $ gjatë vitit të tij të parë në Microsoft. Lajmin e ka bërë publik vetë kompania gjatë kësaj jave. Për Satya-n, kjo është një rritje goxha e madhe, duke marrë parasysh pagën e tij të mëparshme prej 675 000 $.

Madje, ajo është edhe më e lartë nga paga që merrte Steve Ballmer, ish CEO-ja i Microsoft-it, në vitin e tij të parë, 700 000 $. Faktikisht, paga e këtij të fundit ka qenë më e ulët se mesatarja e CEO-ve të kompanive të ngjashme, për faktin se Ballmer e kishte kërkuar vetë këtë gjë.

Përveç pagës, 46 vjeçari Nadella, do të ketë mundësi të përfitojë bonuse në cash deri në 3.6 milionë $, në varësi të performancës së Microsoft-it. Po ashtu, do të marrë edhe 13.2 milionë $ aksione nga Microsoft-i duke filluar nga viti fiskal 2015. Vitin e kaluar, Nadella përfitoi 1.6 milionë $ bonuse në cash falë performancës së lartë që pati sektori që ai drejtonte, i cili shënoi rritje me 9% vit pas viti falë bizneseve veçanërisht si SQL Server dhe Windows Server.

Nadella u vendos CEO i Microsoft-it gjatë ditës së martë në mëngjes, një rritje në detyrë që vlejti menjëherë pas atij momenti. Ndër sfidat e mëdha me të cilat do t’i duhet të përballet do të jenë shërbimet në cloud, në mënyrë që kompania të konkurrojë më mirë në internet. Po ashtu, do t’i duhet ta kthejë në sukses blerjen e fundit të Microsoft-it, Nokia-n, si dhe të zhvillojë dhe të fokusohet në sistemet e fundit operative (Windows 8.1 dhe Windows Phone).Gjithsesi, Nadella nuk do të punojë i vetëm. Themeluesi i kompanisë, Bill Gates, do të rikthehet në kompani me një rol të ri si këshilltar teknologjik, duke shpenzuar më tepër kohë në Microsoft.

Lajmet e fundit>