IT Organizate

Ja se cilët janë furnizuesit e Apple, të vendosur gjeografikisht

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Ja se cilët janë furnizuesit e Apple, të vendosur gjeografikisht

Apple logoNë hartën e mëposhtme, e cila është realizuar dhe ndërtuar nga China File, tregohen të gjitha burimet nga të cilat furnizohen linjat e prodhimit të Apple.

Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Azi, siç edhe mund të pritej, por ajo që ndoshta vjen disi e çuditshme është rëndësia që kanë edhe pjesët e tjera të botës.

Secila pikë në hartën interaktive përfaqëson një furnizues individual (së bashku me vendndodhjen e saktë) duke filluar nga Analog Devices në Limerick, Irlandë, e deri tek Arvato Digital në Smithfield, Australi. Ndërkohë që pikat mund t’i shihni edhe të grumbulluara sipas shteteve.

Përveç numrit të madh në Azi, e veçanërisht në Kinë, një numër i konsiderueshëm furnizuesish gjendet edhe në Evropën Qendrore dhe SHBA. Këta të fundit merren më tepër me prodhimin e xhamit dhe procesorëve për pajisjet iOS. (CIO Albanian)

Apple maps

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>