Aplikacione

Ja se çfarë ruhet në mediat sociale

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Ja se çfarë ruhet në mediat sociale

Kompanitë e rrjeteve sociale janë ato që ruajnë numrin më të madh të të dhënave personale në krahasim me të gjitha faqet e tjera në internet.

Disa mbledhin informacione të cilat secili prej nesh i publikon me ndërgjegjje, si numri i kartës së kreditit apo numri i telefonit. Disa të tjerë ruajnë edhe informacione që lidhen me llojin e shfletuesit që përdorim, vendndodhjen nga ku i qasemi faqes së tyre e deri tek detajet se kur dhe si navigojmë tek faqja.

Duke marrë këto të dhëna, ata përpilojnë algoritme softuerike, me anë të së cilave na shfaqen reklama të ndryshme sa herë klikojmë faqen. Disa rrjete sociale i shesin të dhënat e përdoruesve të tyre kompanive të marketingut, ndërsa këto të fundit i përdorin ato për të segmentuar tregun e për të targetuar individë të caktuar në mënyrë që t’ju reklamojnë atyre produktet e kompanive të ndryshme në bazë të preferencave të gjithësecilit.

Prandaj, është e rëndësishme që të lexojmë me kujdes kushtet e pranimit para se të regjistrohemi në një rrjet social.

Këto janë disa prej llojeve të të dhënave që ruhen nga rrjetet sociale:

–          Lloji i shfletuesit

–          Koha e qasjes në faqe

–          IP adresa

–          Fjalët kyçe të kërkimeve

–          Email adresa

–          Numri i tel.

–          Detaje rreth pajisjes me anë të së cilës i qasemi faqes

–          Klikimet e reklamave

–          Vendndodhja

–          Sistemi i shfrytëzimit

–          Të dhëna shtesë që i publikojmë në profil

Mënyrat e mbledhjes së këtyre të dhënave:

–          Cookies

–          Kërkimi

–          Përmes profilit

–          Përmes palëve të treta

–          Teknologji të gjurmimit

Për çfarë i përdorin këto të dhëna:

–          Për të na shfaqur reklama

–          Për të mbledhur të dhëna rreth vendndodhjeve

–          Për të dërguar njoftime

Andaj, nëse nuk dëshironi që të dhënat tuaja personale të jenë në shënjestër të rrjeteve sociale, atëherë mundohuni të jipni sa më pak informacione në to. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>