Slider

Ja se çfare mendojnë CIO-t në përgjithësi për teknologjinë

Feb 22 2014
0 Shpërndarje
Ja se çfare mendojnë CIO-t në përgjithësi për teknologjinë

CIOFeelTech_1CIO-t dhe profesionistët e ndryshëm të IT-së shpenzojnë shumë kohë me teknologji të ndryshme si ato mobile, cloud, analitikët e të dhënave apo shumë inovacione të tjera, por si ndjehen ata në të vërtetë? A e pëlqejnë teknologjinë? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje është realizuar një anketë nga The Harris Poll.

Sigurisht, opinionet janë të ndryshme, por në pjesë të tilla si për shembull, impakti i përgjithshëm i teknologjisë në jetën e njerëzve apo aftësia për të nxitur kreativitetin dhe inovacionin do të shihni se rezultatet janë pozitive.

Ndikim pozitiv – 86% e CIO-ve dhe profesionistëve të tjerë në fushën e IT-së kanë thënë se teknologjia ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Frymëzim – 79% e të anketuarve janë shprehur se teknologjia nxit kreativitetin tek njerëzit.

Përmirësimi i jetës sociale – 69% e të anketuarve kanë thënë se teknologjia ka përmirësuar jetën e tyre sociale.

Argëtim – 65% e përdorin teknologjinë për t’u shkëputur nga jeta e tyre e mbingarkuar.

Eksperiencë që të fal kënaqësi – 66% janë shprehur se teknologjia i lejon ata të jetojnë jetën ashtu si dëshirojnë.

Ndikimi mbi marrëdhëniet – 65% pranojnë se teknologjia ndikon në reduktimin e marrëdhënieve ndërpersonale.

Shpërqendrim – 59% janë shprehur se teknologjia ndikon në shpërqendrim.

Perspektiva jofrymëzuese – 59% mendojnë se teknologjia ka krijuar një shoqëri “dembele”.

Domosdoshmëri – 38% janë shprehur se nuk mund të jetojnë pa pasur akses në internet, ndërsa 31% kanë deklaruar se nuk mund të jetojnë pa pasur një telefon celular. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>