Aplikacione

Ja pse t’i shtoni faqet e preferuara në Facebook në listën e interesave

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Ja pse t’i shtoni faqet e preferuara në Facebook në listën e interesave

facebook interestPëlqimi i një faqeje në Facebook shoqërohet me një sërë bezdisjesh që disa njerëz shpeshherë nuk i durojnë dot. Fillimisht, faqet që pëlqeni iu dalin edhe miqve tuaj në furnizuesin e lajmeve. Nga ana tjetër, Facebook-u i përdor ato për t’u dërguar reklama miqve tuaj, nëse faqja është e sponsorizuar, u rekomandohet edhe miqve tuaj që ta pëlqejnë.

Prandaj, disa njerëz sugjerojnë që, nëse bezdiseni nga elementet e mësipërme, të përdorni një teknikë që i eliminon problemet e mësipërme: t’i shtoni faqet e preferuara në Listën e Interesave, në vend që të klikoni butonin “Pëlqej”.

Ndoshta disa prej jush e dinë funksionin e Listës së Interesave, por ajo që duhet theksuar është se Facebook-u nuk i promovon shumë ato. Ja se si funksionojnë:

Sa herë që dëshironi të pëlqeni një faqe, mos klikoni butonin e zakonshëm “Pëlqej”, por tek ikona e ingranazhit në të djathtë të saj, duke e klikuar, gjeni një listë që shkruani “Shto në Listën e Interesave”. Këto lista mund të krijohen që t’i shihni vetëm ju dhe për më tepër, faqet që shtoni në to nuk iu dalin miqve tuaj në furnizuesin e lajmeve.

Për më tepër, mund të personalizoni furnizuesin e lajmeve në faqen kryesore duke shtuar Lista Interesash bazuar në tema që i zgjidhni vetë ju. Kështu jeni më të organizuar dhe keni mundësi të lexoni e të përqendroheni më tepër tek postimet e një fushe të caktuar, që ju intereson në veçanti.

Dhe pa harruar sigurisht faktin që miqtë tuaj nuk do të shohin faqet që keni dëshirë të ndiqni në Facebook. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>