Microsoft

Ja pse Microsoft i trembet Google-it më tepër se çdo rivali tjetër

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Ja pse Microsoft i trembet Google-it më tepër se çdo rivali tjetër

google-ceo-larry-pageGjatë këtij viti Microsoft ka sulmur nëpërmjet reklamave dy gjigandët e teknologjisë Samsung dhe Apple, por ekziston një arsye shumë e fortë pse kjo kompani i trembet Google-it më tepër se çdo rivali tjetër.

Bëhet fjalë për gatishmërinë e Google për të dhuruar pajisje me sistem Android dhe Chrome në mënyrë që të jetë prezent ndaj sa më shumë përdoruesve që të jetë e mundur. Si mund t’a përballojë kompania një vendim të tillë? Mjafton t’i hidhni një sy grafikut të mëposhtëm ku paraqiten të ardhurat nga reklamimi për çdo përdorues (tremujori i tretë i vitit 2013).

Është e dukshme se Google fiton tre herë më tepër se çdo kompani tjetër e fuqishme në botë. Kur të kuptoni se sa dominant është Google në monetarizimin e bazës së përdoruesve atëherë do të jetë më e lehtë të kuptoni pse kompania është e gatshme të shesë smartfonë të cilësisë së lartë si Nexus 5 vetëm për 350 $ (pa kontratë). Kompania ka llogaritur që të rikuperojë këto humbje në harduer me të ardhurat shtesë që do të gjenerojë për çdo përdorues të ri të Android.

Si do të mund të konkurronit ju këtë gjë nëse jeni një zhvillues platforme softuerike? Ekzistojnë dy mënyra: Së pari, mund të veproni si Google duke ofruar softuerin pa pagesë dhe duke nxitur prodhimin e harduerëve ekonomikë. Kjo do të vlente vetëm nëse jeni aq të zotë sa Google për të gjeneruar para nga baza e përdoruesve. Opsioni tjetër është ndjekja e rrugës së kompanisë Apple: Krijoni një bazë përdoruesish besnikë duke prodhuar një set pajisjesh të kontrolluara që mundësojnë integrim cilësor midis harduerit dhe softuerit.

Mesa duket Microsoft ka përzgjedhur opsionin e dytë duke qenë se po prodhon vetë harduerin dhe po përpiqet të krijojë imazhin e një kompanie të përqëndruar tek pajisjet dhe shërbimet. Megjithatë, kompania po përpiqet që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë, kjo është edhe një prej arsyeve pse ka ngurruar të shesë motorin e kërkimit Bing pavarësisht se nuk po gjeneron të ardhura prej tij. Në qoftë se Microsoft zbulon se ndjekja e rrugës së Apple nuk funksionon për të atëherë do të fuhet të provojë modelin e komanisë Google. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>