Menaxhim Projektesh

Ja plani prej katër pjesësh i Dick Costolo-s për të përmirësuar Twitter-in

Feb 7 2014
0 Shpërndarje
Ja plani prej katër pjesësh i Dick Costolo-s për të përmirësuar Twitter-in

8230860212_8e5879949d_bThjeshtësia supozohet të jetë njëra nga virtytet e rrjetit Twitter. 140 karaktere dhe disa butona të dobishëm – çfarë ka të vështirë këtu për t’u kuptuar? Siç duket, shumë gjëra. Në raportimin e parë të kompanisë për fitimet që kur u bë kompani publike në nëntor, shefi ekzekutiv i këtij rrjeti social, Dick Costolo, ngriti shumë pyetje rreth rezultateve që treguan për rritjen e pakët të përdoruesve (të paktën sa i përket tremujorit të kaluar) që kishin hijezuar trendet e fuqishme për të ardhurat.

Costolo tha që Twitter me dizajnin që ka huton përdoruesit dhe mund të mos jetë vend i përshtatshëm për shumë njerëz. Për një person të ri, një rrjedhë në Twitter mund të duket ngjashëm si vargje kodimi të një ushtrie, ku ka shumë RT-ja, @-ta dhe #. Kjo ndikon po ashtu që disa përdorues të mundshëm në faqe të qëndrojnë larg dhe të tjerë të regjistrohen, por që kurrë nuk kyçen.

Zgjidhja, tha Costolo, për të përmirësuar Twitter-in, nënkupton kryerja e katër gjërave:

Së pari, tha ai, Twitter ka nevojë për përmirësojë “bordin” për përdoruesit e rinj në mënyrë që t’i sjell ata më shpejt. Ky nuk është një prioritet i ri; Costolo ishte në fakt duke folur për këtë gjë në kohën kur u bë kompani publike.

Së dyti, tha Costolo, fotografitë, videot dhe elementet e tjera pasuruese të mediave duhet të jenë një pjesë më e madhe e përvojës së përdoruesit. Sërish, Twitter ndërmori një hap të madh në këtë drejtim në tremujorin e katërt, duke shtuar fotografi të mëdha dhe video nga Vine drejtpërdrejt në kohështrirje, në vend se të kërkojë klikime për t’i parë ato.

Së treti, Twitter ka nevojë të gjejë më tepër rrugë për të përkrahur bisedat mes përdoruesve, qofshin ato publikisht në kohështrirjet e tyre ose privatisht në formë të porosive të drejtpërdrejta. Costolo citoi paraqitjen gjatë gushtit të vitit 2013 të bisedave të tematizuara si një mjet për të ndihmuar përdoruesit e rinj që të përfshihen në biseda duke e bërë më të lehtë ndjekjen se çfarë janë duke i thënë të tjerët njëri-tjetrit.

Në fund, ai përsëriti nevojën për të përmirësuar zbulimin e temave në trend. Duke ofruar një rrugë më të lehtë për përdoruesit për të ndjekur tema në vend të njerëzve, listat ose etiketat do t’i lidhin më mirë me përmbajtjen në të cilën ata janë të interesuar, duke reklamuar më tepër angazhim.

“Ne e dimë nga hulumtimi ynë që këto janë lloje të gjërave që i bëjnë përdoruesit të bëhen më të angazhuar dhe të lidhur me produktin,” tha Costolo. “Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë ndonjë gjë rreth karakteristikave të platformës sonë. Ne thjesht kemi nevojë që ta bëjmë Twitter-in një rrjet social më të mirë.” (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>