Internet

Ja ndryshimet e Facebook-ut për analizat statistikore të faqeve të fansave

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Ja ndryshimet e Facebook-ut për analizat statistikore të faqeve të fansave

StatisktikaBizneset që e bazojnë veprimtarinë e tyre në Facebook kanë zakonisht një marrëdhënie pëlqimi ose mospëlqimi me sistemin e analizave statistikore të faqeve të fansave.

Nga njëra anë, ky sistem duket se ofron një sërë informacionesh, ndërsa, nga ana tjetër, ai, jo gjithmonë tregon të “vërtetën” apo ndonjëherë të dhënat thjesht nuk janë shumë të kuptueshme. Për t’iu adresuar këtyre pakënaqësive, Facebook ka lançuar mjete të përmirësuara për statistikat e faqeve. Sipas deklaratës për shtyp, tashmë duhet të jenë më të qarta për bizneset përdorimi i analizave.

Tre janë ndryshimet më të rëndësishme:

– Të dhënat pas publikimit të postimeve. Tashmë keni mundësi të shihni se sa mirë ka ecur një postim i veçantë në Facebook. Nga ana tjetër, mund të shihni gjithashtu se sa njerëz e kanë vlerësuar negativisht, duke e fshehur atë nga faqja e tyre kryesore, duke e cilësuar si “spam” apo kanë bërë “unike” faqen tuaj prej saj.

– Opsione demografike të zgjeruara. Opsionet aktuale të demografisë japin mjaft informacione, megjithatë, ndryshimet e reja e zgjerojnë më tepër diapazonin e tyre. Tashmë keni mundësi të shihni demografinë e njerëzve që e kanë pëlqyer postimin, që e kanë komentuar apo shpërndarë atë. Në këtë mënyrë mund të shihni për shembull se cilës kategori njerëzish i intereson më tepër një tematikë e caktuar.

Statisktika1

– Qartësim i përgjithshëm dhe ndryshime terminologjie. Një nga matësit më të rëndësishëm të Facebook-ut është “njerëz që flasin rreth saj” (people talking about this), term ky jo i qartë për një pjesë njerëzish. Me ndryshimet e fundit, ky term përfshin pesë veprime të cilat janë njerëz që pëlqejnë faqen tuaj, check-in që bëhen në faqen tuaj, njerëz që pëlqejnë postimet, që i komentojnë dhe shpërndajnë ato. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>