Slider

Ja disa nga këndvështrimet e Sundar Pichai mbi çështjet më aktuale të teknologjisë

Mar 5 2015
0 Shpërndarje
Ja disa nga këndvështrimet e Sundar Pichai mbi çështjet më aktuale të teknologjisë

pichai-mwc-100570805-largeNë një diskutim të gjerë në skenën e Kongresit Mobil Botëror në Barcelonë ditën e hënë, zëvëndës presidenti i Google, Sundar Pichai deklaroi hapur mendimin e tij personal për disa nga elementët më të rëndësishëm sot në industrinë e teknologjisë. Gjatë kohës që ai ishte duke folur, konfirmoi dhe planet e Google për të sjellë një shërbim ëirelesi në Shtetet e Bashkuara dhe bëri të ditur gjithashtu progresin e eksperimenteve Projekt Loon dhe Project Titan. Ja cilat ishin pikat kryesore të diskutimit të tij:

Pjesa e tregut të Android iPhone 6

Lancimi i iPhone 6 i dha tregut të Apple një zhvillim të madh dhe bëri që Android të ishte nën presion. Pichai deklaroi se ai sheh një situatë tepër pozitive për Android dhe se ky zhvillim i menjëhershëm i Apple nuk ishte për tu habitur. Ai shfytëzoi rastin se Android ka sjellë ekranet e mëdhenj tek konsumatorët më herët se Apple ndaj dihej që ata do të kishin një impakt të madh.

Galaxy S6

Gjatë kohës që ishte në skenë, Pichai nxori nga xhepi dicka dhe ja tregoi publikut. ‘Ky telefon prezanton artin në sasinë që është e mundshme për një smartfon’, tha ai. Telefoni që ai nxorri nga xhepi ishte Galaxy S6 dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm pak orë pas lancimit të tij.

Xiaomi

Prodhuesi i pajisjeve kineze bëri një hap drejt tregut global në momentin kur ekzekutivi i Google, Hugo Barra u transferua nga Mountain View në Beijing për të hartuar strategjinë e tij ndërkombëtare. Por kohëve të fundit Xiaomi njihet më shumë si kompania që nxjerr në treg një smartfon të ri cdo vit dhe përditësime të softwerit cdo javë. Pichai iu shmang komenteve direkte mbi këtë kompani por ai deklaroi se do të kishte dëshirë të shihte shërbimet e Google të përhapeshin dhe në Kinë. Ai shtoi se Google ishte duke shqyrtuar mundësine e lancimit të një versioni Play Store në këtë vend.

Cyanogen

Shpërndarja alternative e Android ka përfituar fansa pavarësisht kritikave se kontrolli i Google është tepër i rëndësishëm në ekosistemin Android. Pichai deklaroi se ai akoma nuk ka luajtur me një telefon Cyanogen kështu që ai nuk e njeh vlerën e vërtetë të tij. Në të vërtetë ai do të donte që ky telefon të ndërtohej pa përdorur shërbimet e Google.

Android Pay

Duhet të themi se Google Wallet nuk ka arritur përdorimin apo popullaritetin e duhur por pagesat janë një pjesë e rëndësishme e smartfonave të ardhshëm. Android Pay është platforma e pagesave të Google e dizenjuar për të qëndruar nën Google Wallet kështu që telefonat Android të kryejnë transaksionet në një mënyrë standarte pavarësisht aplikcionit të përdorur nga përdoruesi. Pichai tha se Google Wallet do të jetë një konsumator i Android Pay, sipas vizionit të kompanisë.

Apple Watch

Apple prezantoi prototipin e pajisjes së parë që vishet vitin e kaluar, e cila pritet të lancohet javën që vjen. Pichai tha se këto pajisje janë tërheqëse, pas kësaj ai direkt u pyet pse ai nuk kishte vënë në dorë një orë inteligjente Android. Përgjigjja e tij ishte: ora që ai donte të vinte nuk është lancuar akoma ndaj ai u detyrua ta hiqte atë. Vec kësaj ai u shpreh kurioz për atë që Apple do të sjellë javën që vjen.

Dyqanet e Google

Kanë qarkulluar fjalë se Google ka në plan të ndërtojë një zinxhir dyqanesh ku do të prezantojë produktet dhe shërbimet e saj. Kompania gjithmonë përpiqet të prezantojnë në mënyrën më të mirë produktet e saj dhe për këtë Google do

të bashkpunojë me biznese tregtare ekzistente, deklaroi Pichai. Megjithatë nëse Google vërtet do të hapë dyqanet e saj, kjo do të ndodhë në një masë të vogël.

Android në Indi dhe tregjet e tjera në zhvillim

Projekti Android One i Google ka prodhuar smartfonë 100 dollarësh në Indi dhe që prej fillimit ai është përhapur dhe në 6 vende të reja. Pavarësisht cmimit këta telefona ofrojnë një eksperiencë të plotë smartfoni me një cmim ekonomik. Pichai tha se ky projekt përfaqëson më së miri se cfarë është e mundur të bësh me hardëerë të kostos së ulët.(CIO Albanian)

Lajmet e fundit>