Aplikacione

Ja disa këshilla në rast se keni ide të mëdha për aplikacione, por nuk keni para

Oct 22 2013
0 Shpërndarje
Ja disa këshilla në rast se keni ide të mëdha për aplikacione, por nuk keni para

DevelopersNë linjën “Pyesni një Zhvillues”, kemi disa sugjerime se si të krijoni një aplikacion pa investuar në shumë para.

Drejtori i iOS Ron Lisle shpjegon se ka shumë burime “bëji vet” që mund ti ndihmojnë zhvilluesit se si të mësojnë të ndërtojnë aplikacione mobile. Ai sugjeron që faqet si Lynda.com dhe librat nga The Big Nerd Ranch janë mundësi të mira informimi.

Lisle gjithashtu vë në dukje që Google mund të jetë “miku” më i ngushtë i një zhvilluesi, dhe rekomandon kërkimin në internet për këshilla në rast se keni një pyetje specifike për procesin e zhvillimit. Në videon e mëposhtme, Lisle shpjegon përdorimin e serverëve kur ndërtojmë një aplikacion bisedimi.

Ndërsa shumë aplikacione kërkojnë serverë, disa zhvillues në iOS 7 mund ti duhet të përdorin platforma të reja lidhëse nëse aplikacioni kërkon komunikim në distanca të vogla.

Ekspertët e zhvillimit janë nga Mutual Mobile, një firmë zhvilluese dhe dizajnuese që ndërtojnë strategji mobile për kompanitë si Audi, Google dhe Citigroup. As. Grupi i zhvilluesve mund ti përgjigjet pyetjeve tuaja në Twitter, duke përdorur etiketën #AskaDev dhe në kanalin e YouTube Ask a Dev. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>