IT Organizate

Ja cilat janë profesionet IT që do të kërkohen më tepër në vitin 2014

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
Ja cilat janë profesionet IT që do të kërkohen më tepër në vitin 2014

Social ResponsibilitySë fundmi është bërë një studim nga Computerworld me qëllim zbulimin e perspektivave për punë për profesionistët në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT).

Nga viti në vit vihet re ndryshimi i kërkesave të kompanisë në lidhje me pozicionet që atyre iu interesojnë më tepër.

Rezultatet e anketimit kanë treguar se për vitin 2014 kërkesat për vende pune në këtë sektor do të jenë pak a shumë të ngjashme me vitin e kaluar. CEO-t e kompanive të ndryshme janë shprehur se ata persona që janë të kualifikuar në fushat më të suksesshme të IT-së nuk do të ngelen pa punë ktë vit.

Më poshtë po paraqesim profesionet IT më të kërkuara për këtë vit të renditura sipas nevojës së kompanive.

1. Programues/Zhvillues aplikacionesh

2. Suportues Teknik

3. Ekspert rrjetesh (Kërkesa për rrjetet wireless është në rritje)

4. Menaxher aplikacionesh dhe pajisjesh mobile

5. Menaxher projektesh

6. Administrator për Bazë të Dhënash

7. Mbikqyrës sigurie

8. Ekspertë në fushën e Inteligjencës Artificiale (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>