Karriere

Ja cilat janë materialet më të mira udhëzuese për zhvilluesit fillestarë të Android

Oct 15 2013
0 Shpërndarje
Ja cilat janë materialet më të mira udhëzuese për zhvilluesit fillestarë të Android

ask-a-dev-what-are-the-best-android-tutorials-for-new-developerrXSDP0Zhvilluesit fillestarë të Android-it nuk kanë pse ta kenë aq të vështirë zhvillimin e aplikacioneve të para për këtë platformë. Në videon e mëposhtme prezantohen udhëzuesit më të mirë për të frymëzuar zhvilluesit e Android. Arkitekti këshillues Caldwell Shine sugjeron dy burime të rëndësishme për fillestarët: The Busy Coder’s Guide to Android Development dhe librat e The Big Nerd Ranch (http://www.bignerdranch.com/books ).

Pas përzgjedhjes së librave të duhur, Shine inkurajon zhvilluesit e frymëzuar të përcaktojnë qëllime të qarta. Prioriteti fillestar duhet të jetë ekzekutimi i kodit për shfaqjen e “Hello World”. Shine gjithashtu rekomandon edhe eksplorimin e aplikacioneve të zhvilluesve të tjerë dhe më pas të provojnë rindërtimin e tyre për t’u praktikuar.

Gjithashtu konsultimi me zhvillues të tjerë mund të ndihmojë zhvilluesit fillestarë për mënyrën e ndërtimit të aplikacioneve. Në lidhje me këtë Shine është shprehur: “Përpiquni të gjeni disa persona të interesuar për këtë platformë në mënyrë që të punoni së bashku dhe të krijoni diçka të veçantë”.

Në videon e mëposhtme Shine diskuton edhe mënyrat e aksesimit të bërthamës së sistemit Android si administrator (root an Android phone). Ai këshillon marrjen e informacioneve mbi këtë proçes në uebfaqen e zhvilluesve XDA dhe mbi të gjitha ai thekson përdorimin e pajisjeve provë pasi në qoftë se nuk shkon ashtu si duhet smartfoni nuk mund të funksionojë.

Në qoftë se keni pyetje rreth pajisjeve apo softuerëve mobilë atëherë mund të drejtoheni në faqen e Ask a Developer në Twitter (#AskaDev) ose mund të abonoheni në kanalin Ask a Dev në YouTube. Aty mund të gjenden informacione të dobishme duke qenë se ekipi informues përbëhet nga zhvillues ekspertë të Mutual Mobile, një kompani zhvillimi dhe dizajni që krijon strategji mobile për kompani të rëndësishme si Audi, Google dhe Citigroup. (CIO Albanian)

Tags >

Android
Lajmet e fundit>