Mobile

ITU: Gjashtë miliardë celularë aktivë në botë

Oct 14 2012
0 Shpërndarje
ITU: Gjashtë miliardë celularë aktivë në botë

Jetojmë në botën e celularëve. Numri i regjistrimeve aktive për celularët në të gjithë botën kalon shifrën 6 miliardë. Këto të dhëna vijnë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (International Telecommunications Union-ITU).

Arsyet qëndrojnë në faktin se tarifat janë reduktuar, duke bërë që edhe njerëzit në vendet në zhvillim të zotërojnë të paktën një celular.

Rezultatet paraqiten në raportin vjetor të ITU-së, në të cilin flitet gjerësisht për mënyrën se si po e ndryshon botën teknologjia mobile.

Në vende si Brazil, Gana, Ruanda dhe Kenia, përdorimi i celularit u rrit me numra dyshifrorë në vitin 2011. Kina dhe India, nga ana tjetër, kanë secila nga 1 miliardë celularë aktivë.

Cisco parashikon që në fund të këtij viti në botë do të ketë më shumë smartfonë se sa njerëz

Sipas një studimi të fundit të Gartner, në vitin 2014 do të jenë në treg për shitje 1 miliardë smartfonë. Të dhënat nga Canalys treguan se në vitin 2011 u shitën më tepër smartfonë se PC. Ndërsa Cisco parashikon se deri në fund të 2012-ës, do të ketë më tepër smartfonë se sa njerëz në botë.

Korea e Jugut renditet në vendin e parë për ekonominë më të avancuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. SHBA renditet në vend të 14-të. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>