Slider

Italia shpreson se sistemi wi-fi falas do të rivitalizojë ekonominë e shtetit

Oct 26 2014
0 Shpërndarje
Italia shpreson se sistemi wi-fi falas do të rivitalizojë ekonominë e shtetit

galleria-vitorio-emanuele-ii-milan-lorenzoclick-flickrStrategjitë për të rimëkëmbur ekonominë e një shteti janë të shumta e të larmishme, por Italia ka zgjedhur një mënyrë tepër interesante. Ajo do të ofrojë wi-fi falas në vendet publike.

Më shumë se 100 investitorë janë bashkuar në një qëllim të përbashkët, ata duan që në tre vite, me 5 milionë dollar të shpenzuar, të instalojnë një rrjet wi-fi, hotspote në qindra vendndodhje të ndryshme publike të vendit duke përfshirë aeroportet, qendrat tregtare madje dhe sallat e gjyqit.

Kjo do të ndihmojë shumë vizitorët dhe turistët të cilët sot kanë pamundësi për të qëndruar online gjatë udhëtimeve të tyre. Akoma është e vështirë të thuhet se sa do të funksionojë apo se sa do ja vlejë në varësi të kostove. Pritet që një faturë e përfunduar që përfshin të gjitha kostot, të paraqitet në parlament dhe pritet për tu miratuar në mesin e vitit 2015. Përpara se të paraqitet ky plan do të kalojë përmes disa testeve të tjera. (CIO Albanian)

Tags >

wi-fi
Lajmet e fundit>