Siguri

IT profesionistët nuk i besojnë sigurisë në sistemet e tyre

Mar 22 2012
0 Shpërndarje
IT profesionistët nuk i besojnë sigurisë në sistemet e tyre

A do të vëni bast parash për sigurinë e sistemeve të kompanisë tuaj? Nëse përgjigjeni me jo, nuk jeni të vetmit. Shumica e IT profesionistëve nuk u besojnë pothuajse aspak sigurisë së rrjeteve në kompanitë e tyre sipas një sondazhi të fundit.

Të dhënat e sondazhit flasin edhe për pamjaftueshmërinë e masave të sigurisë të korporatave dhe rritjen e vazhdueshme të rreziqeve për sigurinë.

Kur janë pyetur nëse do të vënin bast para se rrjetet e tyre s’do të kompromentoheshin në 12 muajt e fundit, 57% e IT profesionistëve kanë dhënë përgjigje negative. Sondazhi i realizuar nga PhoneFactor ka gjetur që 84% e respodentëve mendojnë që një haker ekspert mund të infiltroj rrjetin e tyre të korporatës. Nga kjo shifër, afër çerekut (23%) thonë që një haker ekspert sigurisht  do të mund të qasje në rrjetin e tyre.

Nëse rrjetet do të kompromentoheshin, vetëm 25% të respodentëve janë shumë të sigurt se ata do të dinin nëse dikush ka penetruar rrjetet e tyre.

Përhapja e malware (përfshirë root kit, vrimat zero-day dhe sulmet me anë të shfletuesve) është arsyeja kryesore pse respodentët mendojnë që rrjetet e tyre janë të lëndueshme. Këtë mendim e mbështesin 55% e të pyeturve në sondazh.

Më pak se gjysma, afër 45%, të respodentëve besojnë se punonjësit që përdorin pajisjet e tyre personale për tu qasur në sistemet e korporatave i bëjnë sistemet e tyre më lehtë të thyeshme.

Në sondazhin e realizuar në shkurt të këtij viti nga kompania PhoneFactor kishin marrë pjesë më shumë se 300 IT profesionistë.

Lajmet e fundit>