Aplikacione

IT konsumatore pushton ndërmarrjet

Jun 24 2011
0 Shpërndarje
IT konsumatore pushton ndërmarrjet

altDeri 84% e organizatave në SHBA po lejojnë punëtorët e tyre të përdorin IT produktet dhe shërbimet e fokusuara për konsumatorët e thjeshtë si iPad-ët, iPhone-ët, Facebook-un, Twitter-in, dhe komunikimin instant, sipas një sondazhi të realizuar nga Proofpoint dhe Osterman Research.

Për të zvogëluar rreziqet e lidhura me këto teknologji, organizatat po lëvizin nga qasja e tyre “vetëm të sigurta” në vendosjen e sigurisë tre-shtresore dhe strategjitë që përfshijnë besimin, policat, dhe teknologjinë, thuhet në studim.

Sondazhi i realizuar online në 632 IT, dhe profesionistë biznesor e të sigurisë në agjensione biznesore dhe qeverisëse në maj të këtij viti, tregon që rreth gjysma e respodentëve përdorin të tre shtresat e sigurisë. Vetëm 12% e respodentëve mbështeten në “mirëbesimin” e punëtorëve të tyre për mbrojtje kundër rreziqeve të sigurisë.

“IT konsumatore në vend të punës është një “fakt” dhe organizatat kanë kuptuar që kompanitë duhet të integrojnë këtë lloj teknologjie në një mënyrë të sigurt,” thotë Michael Osterman nga kompania hulumtuese Osterman Research. Ai vazhdon duke deklaruar që megjithëse besimi do të jetë pjesa kryesore e strategjisë së sigurisë, shumica e organizatave janë të vetëdijshme që vetëm kjo s’mjafton për të pasur një mbrojtje efektive.

Një numër i vogël i organizatave të pyetura në sondazh, 16% më saktë, kanë deklaruar që nuk lejojnë punëtorët e tyre të përdorin IT konsumatorësh në punë, dhe 64% nga këto dyshojnë se punëtorët përdorin IT teknologjitë e tyre pa marrë parasysh rregulloret e kompanisë kundër saj.

Lajmet e fundit>