IT Organizate

IT dhe Stres – Bashkëjetesë e egër

Oct 20 2011
0 Shpërndarje
IT dhe Stres – Bashkëjetesë e egër

Profesionistët e IT-së në gjithë botën janë përballur me nivele të larta të stresit, përgjatë punës dhe profesionit të tyre.  Kjo e fundit duket se shkakton tek individët e kësaj fushe nivele stresi jashtëzakonisht të larta, krahasuar këto me individë që kanë profesione të tjera.

Për të zhvilluar teknologjinë në botë, specialistët e saj duhet të shmangin stresin, i cili tashmë është pjesë e punës, jetës së tyre.

Por si mund të shmanget stresi tek këta individë?
Ekzistojnë nëpër botë disa ekzekutivë të IT-së, të cilët përdorin teknologji speciale për të menaxhuar reagimin e tyre ndaj stresit.  Ndër këto teknologji renditen disa aparate, të cilat tregojnë numrin e rrahjeve të zemrës dhe rritjen e tyre. Kjo ndihmon që personi të kuptojë momentin kur fillon të stresohet më shumë. Njëkohësisht ka edhe ekzekutivë  IT, të cilët nëpërmjet ushtrimeve joga dhe meditimit mundohen për të gjetur qetësi  të brendshme, e cila i ndihmon në marrjen e vendimeve më të mira të menaxhimit.

Lajmet e fundit>