IT Organizate

IT certifikimet që përbëjnë ndryshim për biznesin tuaj

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
IT certifikimet që përbëjnë ndryshim për biznesin tuaj

SHUMICA E PROGRAMEVE të certifikimit nuk kanë nevojë për një diplomë kolegji, kështu që mund t’i ndihmojnë profesionistët dhe menaxherët e rrjeteve për të konkurruar dhe rritur të ardhurat. Për shembull, sipas CompTIA, bizneset zakonisht paguajnë 10 për qind premium për ata që kanë fituar një nga certifikatat në nivelin e nevojitur dhe personat që kanë certifikime të niveleve edhe më të larta mund të marrin deri 40 për qind bonuse.

Por a ia vlejnë këto kredenciale për kostot ekstra? Megjithëse normat e pagesave ndryshojnë shumë, ato zakonisht shkojnë nga 100 $ për orë deri në 250 $ për orë për konsulentët që zotërojnë njohuri të specializuara. Këtu do të gjeni disa nga certifikimet IT më të popullarizuara për ndihmësit dhe profesionistët e rrjeteve (për detaje mbi certifikimet e tjera, vizitoni GoCertify.com).

 

Microsoft (MCSE, MCITP, MCTS): Microsoft (MCSE, MCITP, MCTS): Pak biznese mund të mbijetojnë pa një ndihmë të përzemërt të pajisjeve me fuqi të lartë të Microsoft, kështu që kompania ka ofruar edhe programe të trajnimeve speciale sa i përket shërbimit të produkteve të tij. Në mesin e certifikimeve të nivelit të lartë të Microsoft janë Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE), Microsoft Certified Technology Specialist (MCTS), dhe relativisht një i nivelit fillestar Microsoft Certified Professional IT (MCITP). Kërkesat për certifikimin MCSE janë një deri dy vjet përvojë pune në projektim, instalim, konfigurim dhe zgjidhjen të problemeve të sistemeve të rrjetit dhe një notë në testin që duhet të kalohet me një çmim rreth 875$. Pagesa mesatare për një IT menaxher me certifikatën MCSE është 77,000$, sipas PayScale.com. Janë rreth 12 nivele MCITP dhe pagat për një IT specialist apo konsulent shkojnë prej 47 000$ deri në 70 000$

CompTIA (A+, Network+, Security+, Linux+): Pa qëllim fitimi, Computing Technology Industry Association (CompTIA) ofron certifikime të popullarizuara si opsione shumë të mira nëse jeni dukë kërkuar një konsulent i cili ka një përzierje përvojash përtej një marke të vetme. Ndër opsionet e këtyre certifikimeve, një A+ kërkon 400 orë përvojë në praktikë. Një hap në kompleksitet, provimi rreth 239$ i Network+ i shpërblen kaluesit e testit me të paktën 720 deri 900 pikë me certifikatën. Testi 90-minutësh dhe me kosto 258 $ Security+ ka një rezultat minimal prej 750 pikësh për të kaluar. Edhe testi Linux+ po ashtu ka kërkesa të ngjashme. Njerëz të roleve të ndryshme të IT-së në përgjithësi kanë fituar me këto certifikime një pagë vjetore prej 40 000 deri 80 000 dollarë. Pas janarit, këto certifikime do të zgjasin tre vjet më shumë.

Cisco (CCNP, CCNA, CCIE): Ndër certifikimet më të njohura të Ndër certifikimet më të njohura të industrisë, Cisco Certified Network Associate (CCNA) mbulon instalimin dhe menaxhimin e rrjeteve me madhësi mesatare. Ajo kërkon një notë kaluese në një provim prej 250$ dhe certifikimi zgjat tre vjet. Akreditimi në CCNA është një parakusht për hyrjen në sistemin e nivelit të mesëm të Cisco, siç është Cisco Cetrified Network Professional (CCNP), që kërkon kalimin e tre provimeve 2-orëshe dhe kushton rreth 600 $. Në fund dhe si sistem i nivelit më të lartë, certifikimi në Cisco Certified Internetwork Expert (CCIE) është parë si standardi më i lartë në punën specifike të Cisco-s. Ka shtatë kapituj, me një provim me çmim rreth 1750$. Kualifikimi përfshin 8 orë punë laboratorike dhe një notë kaluese në provim me shkrim.

Apple (ACSP, ACTC): Një profesionist me aftësi për Microsoft mund të mos dijë si të menaxhoj Mac-ët. Për kompanitë dhe dyqanet që mbështeten në produktet e Apple ose përdorin një përzierje sistemesh operative të ndryshme, Apple Certified Support Professional (ACSP) dhe Apple Certified Techical Coordinator (ACTC) mbulojnë aftësitë themelore nëse personat e kualifikuar i dëshmojnë njohuritë e mbledhura në teste që kushtojnë 200 – 400$ respektivisht. Për mbështetjen në rrjete shikoni Apple Certified System Administrator (ACSA), certifikim që përfshin katër provime me një total prej 650$.

International Information Systems Security Certification Consortium (CISSP): Nëse kompania juaj merret me të dhëna të rëndësishme të pronës dhe ka një nevojë të thellë të sigurisë, Certified Information Systems Security Professional (CISSP) është i njohur për rigorozitet. Njerëzit që kualifikohen për këtë certifikim duhet të kenë punuar të paktën pesë vjet në fusha të tilla siç janë arkitektura e sigurisë dhe dizajnit dhe pastaj të kalojnë provimin që kushton rreth 599$.

Information Systems Audit and Control Association (ISACA): Ky certifikim i avancuar është i rezervuar për konsulentët e IT sigurisë dhe auditorët që kanë grumbulluar pesë vjet përvojë në këtë fushë. Testi kushton 415$ apo më shumë. Konsulentët teknikë që fitojnë këtë vulë miratimi gëzojnë një rrogë mesatare vjetore prej 87 000 $.

Project Management Professional (PMP): Ky certifikim i respektuar është për njerëzit që kanë një arsim universitar dhe së paku tre vjet përvojë në menaxhime projekti. Provimi me 200 pyetje kushton 555$ për t’u provuar. Pagesa mesatare e menaxherëve të certifikuar PMP të IT-ve është 89 000 $.
Për më shumë këshilla se si t’i lidhni IT kredencialet me detyrat që kompania juaj ka nevojë, shihni “Cilat certifikime ju nevojiten?” (find.pcworld.com/71006).

Lajmet e fundit>