Investim

IT bizneset në Shqipëri përfitojnë 30 milionë euro kredi

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
IT bizneset në Shqipëri përfitojnë 30 milionë euro kredi

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Italisë kanë dhënë mbështetje financiare për zhvillimin e kompanive të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit përmes një ceremonie të veçantë gjatë mesit të muajit nëntor, ku u prezantua edhe programi i përbashkët i dy qeverive për të mbështetur me kredi me interesa të ulëta bizneset e vogla dhe të mesme.“Çdo vend që ka dashur të zhvillohet me shpejtësi, që ka dashur zhvillimin e vendit të vet, ka gjetur mënyra të ndryshme për ta bërë këtë me sukses.

Sot, Shqipëria kërkon me shpejtësi të përqafojë Teknologjitë e Informacionit e të Komunikimit (TIK) në mënyrë që të ecë përpara me hapa të shpejtë, të ngushtojë hendekun dhe të arrijë vendet më të zhvilluara, si ato të BE-së”, është shprehur Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri, Genc Pollo.“Qeveria ka luajtur dhe po luan në këtë fushë rolin e saj të pazëvendësueshëm. Buxheti i këtij viti për projektet e TIK-ut është sërish më i madh se buxheti i vitit të shkuar. Shqipëria ishte vendi i dytë në rajonin Evropë-Amerikë e Veriut që mori  hençmimin nga OKB-ja për shërbimin publik të prokurimit elektronik, pas Gjermanisë.

Por kjo nuk mund të arrihet pa partneritetin me sektorin e biznesit në këtë fushë dhe pa partneritetin me universitetet”, u shpreh ai.Programi i kredisë prej 30 milionë eurosh ka filluar të implementohet që nga muaji janar i vitit 2009 dhe është financuar nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Italisë. Në të janë përfshirë tre komponentë të rëndësishëm:

  • 25 milionë euro është fondi i Linjës së Kredisë në favor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
  • 2.5 milionë euro është fondi për krijimin e Fondit të Garancisë, i cili mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për marrjen e kredive
  • 1.7 milion euro është donacion për asistencë teknike për realizimin e programit.

Lajmet e fundit>